LAJMI I FUNDIT:

Në 30-vjetorin e themelimit të Petrol Company, prezantohet Premium Kartela

Në 30-vjetorin e themelimit të Petrol Company, prezantohet Premium Kartela

Në 30-vjetorin e themelimit të Petrol Company, sonte është prezantuar Premium kartela për të gjithë ata klientë që shpenzojnë më shumë, do të kenë dyfishin e bonusit.

Në shënimin e tri dekadave të themelimit, u tha se kjo kompani në Kosovë, është një realitet i zhvillimit ekonomik. Pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Jusaj tha se gjatë këtyre 30 viteve janë ballafaquar me sfida të mëdha të të bërit biznes.

“Nga viti 1999 së bashku me vëllain, zhvilluam deri në nivelin e sotëm së bashku me familjen. Ishte biznesi i parë që importoi derivate. Këtu ku jemi sot para 20 viteve ishte pompa e parë. Sot Petrol Company me 330 punëtorë, në 30 pika. Pas kësaj periudhë kur filluam që institucionet të ndahen nga UNMIK-u, atëherë i humbo kuptimi këtij biznesi, kështu Petrol Company rriti numrin e pikave. Është e para që ka poseduar sistemin digjital që monitoron depozitat dhe rezervuarit. E para që ka prezantuar bonus kartelat, me çmime dukshme më të lira. Që organizojmë kampanja humanitare për ndërtimin e shtëpive”, tha ai.

Kampanja më emocionuese tha se ka qenë “1 cent për litër, ndërtojmë shtëpi”, ku deri më tani ai tha se kanë ndërtuar pesë shtëpi, mes tjerash ai ka theksuar se kanë ndarë edhe ndihma të tjera për familjet në nevojë, dhe për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, e për fëmijë me probleme shëndetësore.

“Duke parë interesimin e madh të klientëve, si dhe kërkesat e shpenzuesve të mëdhenj, që të shpërblehen më tepër për shkak të shpenzimeve të mëdha, sot do të bëjmë prezantimin preium kartelës, për ata të cilët do të shpenzojnë më shumë, do të kenë dyfishin e bonusit”, ka shtuar Jusaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se kjo kompani po udhëhiqet me shumë humanitet e përkushtim.

Ndryshe, kjo kompani po udhëhiqet me shumë përkushtim, humanitet nga familja Jusaj. Unë ju uroj një dekadë të zhvillimit dhe një dekadë të sukseseve”, u shpreh ai, raporton KosovaPress. /Telegrafi/