LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për Kosovën në emisionin e famshëm në Amerikë, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Dua Lipa flet për Kosovën në emisionin e famshëm në Amerikë, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin më të ndjekur në Amerikë, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Ndër të tjerash, ajo ka folur edhe për Kosovën gjatë intervistës, duke u ndjerë krenare për vendin në të cilin u rrit një pjesë të jetës së saj.


Dua tregoi se ka jetuar në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeçe, dhe se ishte vetëm 13 vjeçare kur kishte marrë pjesë në koncertin e reperit 50 Cent që u organizua, ndërsa shqiptarët e Kosovës i etiketoi se klasë që e pëlqejnë shumë muzikën hip-hop.

“Në fakt, në Kosovë, njerëzit dëgjojnë vetëm muzikë hip-hop, është një zhanër shumë i kërkuar dhe njerëzit duan t’i dëgjojnë vetëm artistët e hip-hopit”, ka thënë Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu ka folur me krenari edhe për festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini, në Kosovë.

Dua u shpreh e lumtur që ata sollën sivjet në Kosovë një artiste me famë botërore si Miley Cyrus.

“Ishte artistja e parë ndërkombëtare që erdhi për të performuar në Kosovë. Dhe për mua, kjo ishte realizim i një prej ëndrrave të mia më të mëdha. Vetëm ta shikoja sa të emocionuar dhe të lumtur ishin njerëzit për ta parë atë në skenë, dhe ajo ishte e mahnitshme, e solli një energji fantastike dhe me të vërtetë e dha një performancë të jashtëzakonshme. Gati sa nuk fillova të qaj nga lumturia dhe krenaria”, tha Dua Lipa në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori