Një analizim sistematik i të dhënave globale ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në ambiente me ajër të ndotur kanë shkallë më të lartë të depresionit dhe vetëvrasjeve.
Hulumtimi ka sugjeruar se zvogëlimi i nivelit të ajrit të ndotur në botë në kornizat ligjore të BE-së mund ta parandalojë depresionin te miliona njerëz, transmeton Telegrafi.
Ky është supozim se ekspozimi në ajër toksik i shkakton rastet e depresionit.
Shkencëtarët besojnë se kjo është shumë e mundur, por se është e vështirë të dëshmohet.
“Ne kemi treguar se ndotja e ajrit mund të jetë duke shkaktuar dëme substanciale në shëndetin tonë mendor, duke e bërë edhe më urgjent çështjen e pastrimit të ajrit që e thithim”, ka deklaruar Isobel Braithwaite nga UCL, e cila e ka udhëhequr studimin në fjalë.
Zvogëlimi i nivelit të ndotjes së ajrit në nivelet e preferuara nga BE-ja mund të bëjë ndryshime të mëdha sepse, siç thonë ekspertët, mund të parandalohen rreth 15% të rasteve të depresionit (nëse veç supozojmë se ekzistojnë kjo lidhje).
Kjo do të kishte ndikim jashtëzakonisht të madh sepse depresioni është një sëmundje shumë e zakonshme që po rritet vazhdimisht.
Madje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 264 milionë njerëz vuajnë nga depresioni.
Përndryshe, hulumtimet e mëhershme gjithashtu kanë treguar se ajri i ndotur shkakton zvogëlim të madh në inteligjencë dhe ndërlidhet me demencën.
Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën “Enviromental Health Perspectives”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit