LAJMI I FUNDIT:

Mazda nuk pritet ta përdor sërish dizajnin e MX-30

Mazda nuk pritet ta përdor sërish dizajnin e MX-30

Dyer që hapën në anë të kundërta, nuk pritet të përdoren edhe në ndonjë model

Veturën e parë tërësisht elektrike MX-30, Mazda e ka prezantuar për herë të parë gjatë këtij viti në Tokyo Motor Show, transmeton Telegrafi.

Përpos sistemit të brendshëm të punës, kjo Mazda dallon shumë prej të tjerave nga dukja si pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme. Më së shumti bien në sy, sistemi i hapjes së dyerve, që i japin një stil shumë më të pëlqyeshëm.


Nëpërmjet këtyre dyerve, Mazda ka dashur të ofrojnë më shumë hapje, si dhe mënyrë më të lehtë të hyrjes në pjesën e pasme.

Adhuruesve të makinave, iu ka interesuar më së shumti, nëse Mazda do të përdore sërish dizajnin e MX-30 edhe në modelet që i sjellë në të ardhmen.

“Ideja e këtij dizajni është të ofrojë më shumë çiltërsi dhe kur të dilni nga makina, do të ndjeni pikërisht këtë. Nuk kemi vendosur, nëse këto dyer do t’i përdorim edhe diku tjetër, por për MX-30 ishte ideja më e mirë”, ka thënë shefi i dizajnit në Mazda, Ikuo Maeda.

Tashmë dihet me siguri, se këto dyer nuk do t’i shohim në XC-30, që pritet të lansohet brenda një kohë të shkurtër.

Krahasuar me dizajnin e modele tjera, Mazda MX-30 ka mjaft dallim duke filluar nga mbrojtëset anësore, grilli i ri dhe disa përfundime shumë më të mira. /Telegrafi/