Gjatë vitit 2019, të paktën 17 gazetarë në Kosovë pësuan sulme fizike, u kërcënuan apo u penguan gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Kështu deklarojnë drejtuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Sipas këtij Asociacioni, ambienti për punë të lirë dhe pa presione për gazetarët në Kosovë mbetet ende i papërshtatshëm.
Diamand Bajra është njëri nga gazetarët i cili gjatë kryerjes së punës së tij, ka raportuar se është kërcënuar nga persona të caktuar për të cilin rast po merren edhe mekanizmat e drejtësisë.
“Ne momentin kur unë e kam telefonuar atë person më ka thënë; ‘mirë që më telefonove ti se kam punë me ty’ dhe filloi pastaj me ato kërcënimet e njëpasnjëshme duke thënë se ai e di se ku jeton familja ime. Me tha se nuk jemi larg dhe përmendi fshatin ku unë e kam familjen. Ai me ka thënë po ashtu se me ty do të merrem deri sa ta zgjidhi problemin “, tha Bajra.
Gazetari Bajra, i cili punën për gazetën online “Blic”, tha se rasti për të cilin është kërcënuar kishte të bënte me disa varreza në rrethin e Komunës së Pejës, ku sipas tij, një hoxhë nga Komuna e Pejës kishte zhvarrosur një të vdekur për t’ia liruar vendin një të vdekuri tjetër. Ai kishte raportuar për këtë rast, por më pas kishte treguar edhe për kërcënimin që kishte marrë.
Besiana Krasniqi, anëtare e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se edhe gjatë vitit 2019, nuk është shënuar ndonjë përmirësim i kushteve të punës për gazetarët. Sipas saj, ambienti për të bërë gazetarinë në Kosovë, gjithnjë e më shumë po vështirësohet.
“Gjendja është larg asaj që ne dëshirojmë. Kjo është konstatuar edhe nga raportet e organizatave prestigjioze që merren me lirinë e medias në botë. Pra, gazetaret në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me raste të ndryshme të kërcënimeve, të sulmeve, të shantazheve që kryesisht vinë nga politikanët”, tha Krasniqi.
Ajo tha se krahas shqetësimeve për kërcënimin e gazetarëve gjatë punës se tyre, një brengë tjetër, sipas saj është edhe mosshqyrtimi i rasteve nga prokuroritë apo gjykatat.
“Siç e dimë, Kosova ka një sistem të dobët të funksionimit të institucioneve të drejtësisë. Rastet natyrisht presin me vite që të zgjidhen. Ne kemi bërë disa herë kërkesa, kemi edhe një memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë e shtetit që rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritet, megjithatë një gjë e tillë ende nuk po ndodh”, tha Krasniqi.
Por, në anën tjetër, Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me sulme ndaj gazetarëve, trajtohen me prioritet. Sipas tij, Kryeprokurori i Shtetit ka caktuar koordinator në zyrën e tij dhe në të gjitha prokurorit e Kosovës për rastet e kërcënimeve të gazetareve.
“Këto çështje janë duke u trajtuar me prioritet në raport me veprat e tjera penale ose në raport me rastet e tjera. Të gjithë ata gazetarë të cilët e ndiejnë veten të kërcënuar dhe e ndjejnë veten që nuk po trajtohen më urgjencë e kanë mundësinë të lajmërohen te koordinatori i secilës prokurori”, tha Kelmendi.
Organizata e Reporterëve pa Kufij thotë se gazetaria mbetet një “profesion i rrezikshëm”, me 49 gazetarë të vrarë këtë vit, 389 të burgosur dhe 57 të tjerë pengje.
Organizata me seli në Paris, që monitoron lirinë e mediave, publikoi të martën raportin vjetor. Në të thuhet se numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2019 është “në nivelin më të ulët në 16 vjet”. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje