LAJMI I FUNDIT:

Tre komisione kuvendare në Maqedoni mbajnë seanca

Tre komisione kuvendare në Maqedoni mbajnë seanca

Në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për sot janë paraparë të mbahen mbledhje të tre Komisioneve kuvendare, dhe atë Komisioni për financim dhe buxhet, ai për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni juridik ligjor.

Komisioni kuvendar për financim dhe buxhet do të realizoj dy seanca – 70 dhe 71. Në rend të ditës në seancën e 70-të janë Ndryshim-plotësimet e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Ligjin për tatimin e fitimit. Miratimi i këtyre ligjeve është paraparë të bëhet me procedurë të shkurtë, dhe të njëjtit gjenden në fazën e leximit të dytë.

Propozim-Ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë është pika e vetme në rendin e ditë në seancën e 71-të, të Komisionit kuvendar për financim dhe buxhet.


Më tej, në Komisionin kuvendar për transport, lidhje dhe ekologji do të diskutohet për Propozim – Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë.

Ligjet e njëjta pas shqyrtimit nga Komisionet e theksuar, gjatë ditës duhet të jenë edhe në rend të ditës të Komisionit kuvendar juridiko-ligjor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori