LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë adoleshentë që dyshohet se e vranë me gurë një 70-vjeçar, gjatë përleshjeve mes grupeve të demonstruesve në Hong Kong

Arrestohen pesë adoleshentë që dyshohet se e vranë me gurë një 70-vjeçar, gjatë përleshjeve mes grupeve të demonstruesve në Hong Kong

Në Hong Kong janë arrestuar pesë adoleshentë, nën dyshimin se e kanë vrarë një 70-vjeçar duke e qëlluar me gurë, derisa po zhvilloheshin disa përleshje mes grupeve rivale.

Mbi të rinjtë nga 15 deri në 18-vjeç , rëndojnë akuzat për vrasje, derisa policia është duke i hetuar rrethanat e ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Incidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit të kaluar, kur demonstratat kundër qeverisë ishin në muajin e pestë, derisa shumë njerëz të pakënaqur kishin mbushur rrugët kryesore.

Derisa e kishin bllokuar trafikun, ata i thyenin edhe lokalet e bizneseve të ndryshme, që thuhej se e mbështesin qeverinë kineze.

Por, gjatë këtyre protestave, ka pasur përleshje edhe ndërmjet grupeve rivale, që kanë lënë shumë lëndime në mes tyre.

Mbrojtësit e rendit, kanë shikuar disa prej këtyre përleshjeve dhe gjetën se për vrasjen e një të moshuarit, ishin fajtorë pesë adoleshentë që hodhën gurë në drejtim të tij.

Nëpërmjet këtyre pretendimeve, drejtuesit e Hong Kongut po duan të tregojnë se gjatë demonstratave janë bërë edhe shumë shkelje të panevojshme dhe është shkaktuar dhunë në masë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori