Lakra e kuqe s’ka të krahasuar me të gjelbrën: Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore
Ajo që e bën lakrën e kuqe, një nga perimet më të mira të familjes së lakrave, është pikërisht ngjyra, falë pigmentit bimor me veti fantastike antioksiduese
Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese.
Ajo përmban 10 herë më shumë vitamina A, duke plotësuar 33% të nevojës ditore për këtë vitamina. Ka 14 miligramë më shumë vitaminë C, më shumë hekur etj.
Lakra e kuqe mund të hahet e ‘gjallë’ ose e gatuar dhe më poshtë do të rendisim të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini më shpesh në regjimin tuaj.
Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e qelizave të këqija
Sa më e errët të jetë ngjyra e frutit apo e perimeve, aq më i lartë është numri i antioksidantëve. Kjo do të thotë se trupi furnizohet me molekula të fuqishme që luftojnë radikalet e lira.
Pikërisht këto të fundit janë përgjegjëse për mutacionin e qelizave, duke i shndërruar në kancerogjene. Sa më shumë të hani, ushqime që luftojnë radikalet e lira, aq më të shëndetshëm do të jeni.
Sytë e tu mund të përfitojnë nga lakra e kuqe
Ka kaq shumë lëndë ushqyese në lakrën e kuqe dhe një nga ato që vlen të përmendet është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore për sytë dhe vizionin e mprehtë.
Në të vërtetë, vitamina A është dhe një lloj antioksidanti që mbron kornean dhe gjithashtu shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e prapme të të syrit që quhen retina.
Forcon sistemin imunitar
Të kesh një sistem të fortë imunitar do të thotë më pak sëmundje dhe infeksione. Një nga mënyrat më të lehta për të forcuar imunitetin tuaj është të konsumoni më shumë lakra të kuqe.
Kjo perime është e pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese e njohur që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e osteoporozës , sepse përmban të gjitha llojet e mineraleve të nevojshme për kocka të forta. Ato janë kalcium, magnez dhe mangan.
Konsumimi i saj ndihmon në lehtësimin e ulcerës së stomakut
Kjo perime përmban glutamine, një aminoacid i njohur për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të mukozës së traktit tretës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'