LAJMI I FUNDIT:

Në 27 vjetorin e vdekjes, Gold AG i thur vargje të sinqerta babait të tij

Në 27 vjetorin e vdekjes, Gold AG i thur vargje të sinqerta babait të tij
Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur Gold AG është shumë i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, apo aktivitetet muzikore.


Jo të rralla janë rastet kur i njëjti shpreh gjendjen e tij emocionale qoftë përmes këngës apo edhe postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Dita e sotme i kujton atij mungesën e personit më të dashur që e ndjen tash e 27 vite, të cilit i ka dedikuar edhe një këngë të veçantë gjatë karrierës.

Bëhet fjalë për babanë e tij, i cili u nda nga jeta në moshë të re dhe nuk pati fatin të jetë pranë djalit të tij gjatë rritjes.

Me një fotografi të të atit të publikuar në rrjetin social Instagram, Gold AG nuk i kurseu fjalët e sinqerta që burojnë nga zemra e tij.

“27 vite pa ty … Sa herë që du me shkru për ty para fjalës del loti,
Por asnjëherë nuk hidhërohem me atë që cakton Zoti,
Ky 14 Dhjetor gjithmonë t’vogël me bën’
Ku po në këtë ditë mbeta veç me nënë,
Babi ti je mburrja ime edhe sot e këto ditë,
Nuk jam më picimul babë unë tash jam rritë,
Zoti edhe ti më së miri e di,
Sa herë i ngreh duart e lutem për ty,
Kjo ndarje e përkohshme herët na ka ra,
Por unë shpresë kam te Zoti që n’Xhenet kam me t’pa,
Fort jam mërzitë babë bash n’këtë ditë Dhejtori,
Le që smuj me t’pa po spo mlojn me t’ardh te vorri,
Ama ti e din babë që çdo dit të thirri në emër,
Ndoshta aty sjam me trup po gjithmonë jam me zemër,
Dy dashnitë e zemrës babë që i le një ditë,
Njëra tash u plakë e tjetra shumë u rritë,
Ama ajo që është plakë unë e thirri nanë,
E ruj si dy syt babë si ti gjallë me u kanë,
Më mirë po ndalem se nuk më del dot kjo letër,
ZOT FALE BABËN TEM E NA TAKO N’XHENET N’BOTËN TJETËR.

Djali jot”, kanë qenë fjalët e Gold AG në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

27 vite pa ty … Sa herë që du me shkru për ty para fjalës del loti, Por asnjëherë nuk hidhërohem me atë që cakton Zoti, Ky 14 Dhjetor gjithmonë t’vogël me bën’ Ku po në këtë ditë mbeta veç me nënë, Babi ti je mburrja ime edhe sot e këto ditë, Nuk jam më picimul babë unë tash jam rritë, Zoti edhe ti më së miri e di, Sa herë i ngreh duart e lutem për ty, Kjo ndarje e përkohshme herët na ka ra, Por unë shpresë kam te Zoti që n’Xhenet kam me t’pa, Fort jam mërzitë babë bash n’këtë ditë Dhejtori, Le që smuj me t’pa po spo mlojn me t’ardh te vorri, Ama ti e din babë që çdo dit të thirri në emër, Ndoshta aty sjam me trup po gjithmonë jam me zemër, Dy dashnitë e zemrës babë që i le një ditë, Njëra tash u plakë e tjetra shumë u rritë, Ama ajo që është plakë unë e thirri nanë, E ruj si dy syt babë si ti gjallë me u kanë, Më mirë po ndalem se nuk më del dot kjo letër, ZOT FALE BABËN TEM E NA TAKO N’XHENET N’BOTËN TJETËR. Djali jot.

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on Dec 13, 2019 at 4:24pm PST

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori