Debati për cilësinë e ajrit, është një nga diskutimet që merr hov zakonisht gjatë sezonit të dimrit, duke krijuar në njërën anë paqartësi dhe panik te qytetarët e Kosovës, dhe në anën tjetër mungesën e preventivave dhe reagimit të duhur të institucioneve të Kosovës, e që sipas njohësve të fushës po krijon gjendje paqartësie.
Profesori i shkencave të mjedisit, Sami Makolli për Telegrafin ka thënë se cilësia e keqe e ajrit në Prishtinë është si pasojë e ndikimit të disa faktorëve, të cilët sipas tij, nisin që nga ndotja që e krijon Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), komunikacioni, në fazën e dimrit oxhaqet e shtëpive, kushtet klimatike – faktor tjetër që e rëndon situatën.
Sipas tij, një kombinim i faktorëve që ndikohen prej njeriut dhe kushteve klimatike, po bëjnë që ndotja e ambientit të jetë në nivele të larta.
“Të kushtet klimatike mund ta theksojmë smogun që do të thotë nga anglishtja, Smoke = tym dhe Fog = mjegull, e që paraqitet si ndryshim i masave ajrore respektivisht lagështisë së ajrit. Për të mos mjaftuar me kaq, këtë gjendje e rëndon edhe një term në mjedis që quhet përmbysje e temperaturave, ku temperaturat e ajrit të ndotur rrinë më afër tokës dhe bllokohen aty, për shkak që ajri i nxehtë rri lartë”, ka shtuar Makolli.
Ai ka treguar ka një vetëdijesim të qytetarëve në lidhje me tejkalimin e limiteve normale të ndotjes së ajrit, e që sipas tij, në të tilla situatë është mirë që të reduktohen daljet në ambient të hapur, të përdoren edhe maska për mbrojtje, që e cila është edhe praktika e qyteteve të mëdha të botës që ballafaqohen me këtë problematikë.
“Ata që kanë mundësi që të mos të ekspozohen në ambient të hapun, ose të tjerë që mund të lëvizin nga qyteti për kohë të shkurtër, do të ishin rrethana të mira për tu mbrojtur nga ditët kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë”, ka shtuar Makolli.
Ai ka theksuar se masat që mund t’i marrin institucionet në lidhje me përmirësimin e gjendjes së cilësisë së ajrit ndonëse vështirë të realizueshme, lidhen sipas tij, me ndalimin eventual të veturave, respektivisht rregullimin e mirëfilltë të një transporti urban, parandalimi i djegies së thëngjillit, etj.
“Konsideroj se këto vendime dhe praktika janë tepër të kushtueshme dhe radikale për një vend si Kosova”, ka thënë Makolli.
Profesori i shkencave të mjedisit ka theksuar se qytetarët pavarësisht një gjendje jo të mirë me cilësinë e ajrit nuk duhet të krijojnë panikë, por që njëkohësisht është urgjente të kuptohet sipas tij, që mjedisi nuk rregullohet shumë shpejt.
“Duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë më një problem shumë kompleks, ku duhet ta kemi inkuadrimin e Qeverisë, institucioneve dhe popullatës në zgjidhjen e tij”, ka shtuar Makolli.
Ai më tutje ka folur edhe për një preventivë që do të ndihmonte në temën e ndotjes së ajrit, duke theksuar që parandalimi i ndotësve në burim, sipas tij, si përshpejtimi i vendosjes së filtrave në termoelektranë “që kanë kosto shumë të lartë, por që nëse nuk intervenohet qytetari do ta paguaj këtë nëpër spitale duke investuar në shëndetin e tij”.
“Masë tjetër që do të mund të vendosej do të ishte që të vendosen edhe kritere nga institucionet për mos/lejimin e veturave që lirojnë gazra në komunikacion që nuk digjen plotësisht, e që sipas tij, kanë efekt sa dhjetëra vetura që përdorin standardet e lejuara. Tjetër masë do të ishte edhe vendosja e taksës ekologjike për veturat që shkaktojnë probleme në mjedis, duke qenë kështu një kosto shtesë për ata që e ndotin ambientin”, tha ai.
Makolli mendon se Kosova në raport me problemet e mjedisit duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë, ku sipas tij, ne kryeqytetin e këtij shteti qeveria ka ndihmuar operatorët privat që t’i ndërrojnë sistemet e tyre të ngrohjes.
“Investimi si subvencion në këtë pikë mund të jepte rezultate të mira, sepse ne si vend nxjerrin shumë ndotës, ku drurin e djegim pa kritere, derisa në anën tjetër shumë prej ekonomive familjare ende e përdorin thëngjillin si lëngë djegëse gjatë dimrit. Një masë që do të mund ta merrnim, tjetër është ta zëmë investimi ose subvencionimi në izolimi ne ndërtesave. Ne, praktikisht, gjatë dimrit harxhojmë në ekonomitë familjare 48 për qind të energjisë së përgjithshme, që është vlerë e konsiderueshme.
Një tjetër pikë që sipas Makollit duhet të kihet parasysh, është që mjedisi që të mos jetë prioritet i diskutimi vetëm gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit, por të jetë vazhdimisht lartë në agjendë.
“Mendoj se edhe mediumet mund të japin një kontribut të madh në këtë drejtim, duke krijuar hapësirë për debat rreth dhe për mjedisin, që do të ndikonte në rritjen e vetëdijësimit, e që është i ndërlidhur direkt edhe me përmirësimin e gjendjes”, ka shtuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025