LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FHD), Bekim Blakaj ka folur për zhvillimet e fundit në raport me mohimin e krimeve të luftës.

Blakaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pos dëmshpërblimit financiar ndaj viktimave të luftës duhen bërë edhe gjëra simbolike siç janë kërkim faljet.

Ai ka thënë se disa shtete kanë marrë veprime ndaj viktimave të tyre në luftëra të ndryshme, përcjell Telegrafi.


“Kancelari gjerman kishte kërkuar falje për viktimat e nazizmit madje ishte përkulur para tyre”.

Blakaj duke komentuar mohimin që zyrtarët serbë po u bëjnë krimeve të kryera në Kosovë, thotë se “kjo është shenjë se nuk janë ndërmarrë hapa serioz drejt një pajtimi në të ardhmen”.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se ishte një befasi e mirë reagimi i UNMIK-ut.

Blakaj thotë se deri më tani në Serbi nga viti 1999 janë dënuar 17 serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

“Shumica prej tyre janë të nivelit të ulët komandues. Pra policë apo ushtarë e asnjëri nga niveli komandues, që ka pasur përgjegjësi”.

Ai thotë se ky numër është shumë i vogël në raport me numrin e viktimave dhe krimeve që janë kryer në Kosovë.

Blakaj thotë se megjithatë dënimet për krime lufte nga Gjykata e Hagës ndaj zyrtarëve serbë duhet të shfrytëzohen nga zyrtarët e shtetit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Drejtësi
Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Lajme
Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Lajme
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Kalo në kategori