LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Lumezi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për objektivat e institucionit që udhëheq, më qëllim të rritjes së efikasitetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.


“Të dy bashkëbiseduesit kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, si dhe kanë theksuar nevojën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndër-institucional edhe në të ardhmen, më theks të veçantë, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre franceze, në luftimin e të gjitha veprave kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokurori i Shtetit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadoren Marie – Christine Butel për vizitën dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial, duke e vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhënë institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori