LAJMI I FUNDIT:

Vullkani i Zelandës së Re lëshon avull dhe dridhje përsëri, numri i të vdekurve shkon në 16

Vullkani i Zelandës së Re lëshon avull dhe dridhje përsëri, numri i të vdekurve shkon në 16

Stafi mjekësor i Zelandës së Re po vazhdonte të punojë gjatë gjithë kohës duke trajtuar të mbijetuarit e djegur rëndë nga një shpërthim vullkanik, pasi policia njoftoi se dy viktima të tjera kishin vdekur në spitale, duke e çuar numrin e vdekjeve në 16.

Shumica e atyre që i mbijetuan shpërthimit në White Island të hënën pësuan djegie, dhe 28 pacientë mbeten të shtruar në spital, përfshirë 23 në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.


Vullkani ka vazhduar të nxjerrë avull, duke vonuar planet nga autoritetet për të rikuperuar kufomat e viktimave nga vendi i vullkanit. Autoritetet besojnë se ka tetë trupa që mbeten në ishull.

Dridhjet vullkanike në ishull janë intensifikuar në një nivel që nuk shihet që nga një shpërthim në vitin 2016, tha agjencia e monitorimit sizmik GeoNet.

Ndërkohë, Australia po dërgonte një aeroplan ushtarak për të sjellë disa nga australianët e plagosur gjatë shpërthimit. Autoritetet pritet të transportojnë 10 pacientë të lënduar në shtetet e New South Wales dhe Victoria, duke filluar të enjten.

Shpërthimi i së hënës dërgoi hirin rreth 3,660 metra në ajër.

Policia beson se 47 vizitorë ishin në ishull në kohën e shpërthimit, 24 prej tyre ishin australianë, nëntë amerikanë, pesë nga Zelanda e Re dhe të tjerë nga Gjermania, Britania, Kina dhe Malajzia.

Shumë njerëz po pyetnin pse turistët u lejuan të vizitojnë ishullin pasi ekspertët e monitorimit sizmik ngritën nivelin e alarmit të vullkanit muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori