LAJMI I FUNDIT:

Shtëpitë e reja për të pastrehët pas tërmetit do të jenë të mobiluara dhe me çelësa në dorë

Shtëpitë e reja për të pastrehët pas tërmetit do të jenë të mobiluara dhe me çelësa në dorë

Në Durrës, Tiranë dhe Laç qeveria shqiptare ka planifikuar ndërtimin e disa lagjeve të reja për të strehuar banorët e pallateve që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Hapësirat për ndërtimin e tyre janë ende në diskutim e sipër, ndërsa u fol në fillim për zonën pranë universitetit të Durrësit, në Kombinat në Tiranë, në zonën e Kasharit, por edhe në qytetin e Laçit.

Megjithatë ende nuk është vendosur përfundimisht vendi për shkak se po punohet për të verifikuar çështjen e pronësisë së tokës në mënyrë që mos ketë problem më pas.


Këto lagje të reja nuk do jenë më grumbull pallatesh shumëkatëshe por me një pamje tërësisht të ndryshme. Top Channel ka mësuar se po mendohet që lagjet e reja të jenë me vileta me dy kate të ndara në apartamente nga 75 deri në 95 metra katrorë.

Shembuj të ngjashëm vijnë nga disa vende, si Turqia. Këto ndërtime do jenë të forta për të përballuar pa problem goditje tërmeti deri në 9 ballë, ndërsa kujtojmë se pallatet u shkatërruan nga tërmeti që shkoi deri në 8 ballë. Do të jenë me konstruksion hekur dhe beton për të përballuar çdo lëkundje tërmeti, por edhe me dru duke e bërë më të lehtë strukturën, por edhe më efikase.

Ndërtime të tilla sipas të dhënave janë dy herë më të lira se sa kostoja e apartamenteve që ndërtohet aktualisht në Shqipëri, Tiranë dhe Durrës.

Këto vileta do t’i dorëzohen banorëve që humbën gjithçka nga tërmeti me çelësa në dore dhe të pajisura dhe mobiluara sipas nevojave dhe hapësirave.

Sipërfaqja për çdo apartament është nga 75 deri në 95 metra katrorë, e mjaftueshme për familjet të cilat tani jetojnë në hotele, apartamente me qira të paguar nga bashkia apo edhe ne çadra në zonat rurale.

Ndërtimi i lagjeve të reja të banimit do të kenë një pamje tërësisht të ndryshme nga lagjet aktuale të qyteteve me rrugë të ngushta dhe pallate shumëkatëshe pranë e pranë, si dhe do të kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, por edhe shumë hapësire dhe sheshe pushimi mes tyre. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori