LAJMI I FUNDIT:

Apartamente vetëm “për gjermanët” – dënohet qiradhënësi

Apartamente vetëm “për gjermanët” – dënohet qiradhënësi

A lejohet ta japësh me qira apartamentin tënd duke shkruar në shpallje “vetëm gjermanëve”? Gjykata e shkallës së parë në Augsburg tani mori një vendim për këtë. Padinë e pati ngritur një burrë nga Burkina Faso.

Një qiramarrës i interesuar, me origjinë nga Burkino Faso (Afrikë), kishte shprehur interes për një apartament në Augsburg dhe sipas fjalëve të tij ishte përcjellë që në telefon. “A jeni i huaj?”

Qiradhënësi, sipas tij, e kishte pyetur nëse ishte “i huaj” dhe menjëherë pas kësaj kishte mbyllur telefonin. Telefonata të tjera nga të njohurit e paditësit, të cilët e kishin identifikuar veten si të huaj, gjithashtu qenë bllokuar edhe nga pronari. Kjo është arsyeja pse burri u ndje i diskriminuar dhe u ankua.


Gjykata dënon pronarët

Gjykata e shkallës së parë në Augsburg tani i dha plotësisht të drejtë padisë së palës të interesuar nga Burkina Faso. “Ky diskriminim i hapur ndaj të huajve thjesht është i papranueshëm,” tha gjykatësi Andreas Roth. Për shkak të diskriminimit, pronari i banesës duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 1000 Euro palës së interesuar. Gjykata e shkallës së parë në Augsburg vendosi gjithashtu që qiradhënësi të mos ketë të drejtë të nxjerrë sërish një shpallje se ua jep apartamentin e tij me qira vetëm “gjermanëve”. Përndryshe, pronarin e kërcënon një gjobë e lartë.

Çfarë thotë pronari

Të pandehurit, qiradhënësi dhe djali i tij, e hodhën poshtë pretendimin paraprakisht. Për shkak të një incidenti me një tregtar turk të drogës në të kaluarën e afërt, ata kishin vendosur që këtë apartament t’ua jepnin me qira vetëm gjermanëve. Ata kërkuan refuzimin e padisë.

Raste të ngjashme në të kaluarën

Raste të ngjashme në të kaluarën janë zgjidhur në favor të paditësve. Qiramarrësi i interesuar i Augsburgut pati ardhur 17 vjet më parë si refugjat në Gjermani. Në të kaluarën ai ka tërhequr disa herë vëmendjen për diskriminimin e përditshëm, duke përfshirë edhe portierët, të cilët refuzojnë t’i lënë të hyjnë njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Kalo në kategori