LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja që humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti, bashkëbisedon me Ramën: I kam parë në ëndërr…

Vogëlushja që humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti, bashkëbisedon me Ramën: I kam parë në ëndërr…

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në familjen Greku, me origjinë nga Thumana, e cila pas tërmetit tragjik, është akomoduar te banesat sociale në Shkozë. Familja Greku humbi tre anëtarët e saj për shkak se banesa e tyre nuk mundi t’i rezistonte lëkundjeve të tërmetit 6.4 ballë.

Rama ishte tek banesa e djalit të madh të familjes, i cili ndodhej në Francë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur ndodhi tragjedia. Ndërkohë, vogëlushja e familjes Greku e cila preku  kryeministrin me fjalët e saj për anëtarët e familjes që humbën jetën nën rrënoja, “U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më, i kam parë në ëndërr, por i dua këtu”.


Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku:

Vogëlushja: Të kam parë në televizior.

Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?

Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…

Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti.

Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu.

Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart.

Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…

Rama: Sa e mirë qe je?

Vogëlushja: Gocë më….

Rama: Do të prezantoj me Zahon.

Vogëlushja: Çun ke ti?

Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?

Vogëlushja: Kukull të madhe.

Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe.

Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…

Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?

Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri!

Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike.

Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf./Opinion.al/

Për të parë videon kliko KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori