Korrupsioni në nivel të lartë po pamundëson ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve dhe investitorëve evropianë në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se rënia e investimeve të huaja ndër vite në Kosovë tregon se investitorët e huaj nuk po e shohin Kosovën vend ku do të mund të shtrinin kapitalin e tyre.
“Asnjë vendim nga ana e investitorëve seriozë nuk do të merret në një shtet i cili në qoftë se ka prani të lartë të korrupsionit të perceptuar, qoftë nivel të lartë të korrupsionit real”, tha Zeka.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja ndër vite kanë shënuar rënie. Në vitin 2018, vlera e investimeve të huaja ka qenë 213 milionë euro, kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro.
Shuma më e lartë e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 440 milionë euro në vitin 2007, ndërkaq më e ulëta, në vitin 2014 me vetëm 151 milionë euro.
Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të investitorëve evropianë, thotë se niveli i lartë i korrupsionit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe shumë herë të papërmirësueshme, pasi që ka pasur investitorë që kanë ikur nga Kosova.
Kjo gjendje, sipas tij, ka penguar edhe ardhjen e investitorëve potencialë.
“Është për të ardhur keq. Në gjendjen në të cilën është Kosova, kur ka nevojë për zhvillim ekonomik, ka nevojë për prezencë të investitorëve të huaj, të dalin barriera të tilla është e pakuptimtë dhe nuk ka asnjë justifikim sepse këto barriera jo vetëm që e detyrojnë një investitor të ikë nga vendi, por ka edhe efekte të tjera, siç është largimi i punëtorëve nga puna”, thotë ai.
Kosova, shton Ujkani, rrezikon që investitorët e huaj të tërhiqen edhe më tutje nëse nuk krijohet një mjedis i duhur afarist. Sipas tij, duke qenë se Kosova nënkuptohet edhe si një shoqëri që është në zhvillim e sipër, investitorëve është dashur t’u krijohen kushte më të mira.
“Humbja nuk është vetëm në aspektin monetar, por edhe humbja e kapitalit njerëzor dhe në krijimin e një imazh negativ për vendin. Edhe pse fillon nga aspekti ekonomik, mund të ketë konsekuenca të karakterit politik pse jo edhe diplomatik, që Kosova të perceptohet si një vend ku është vështirë të mbijetojnë edhe bizneset vendore e mos të flasim për investitorët e huaj”, thotë Ujkani.
Niveli i lartë i korrupsionit, i cili rrjedhimisht pamundëson ardhjen e investitorëve në Kosovë, sipas Arian Zekës nga Oda Amerikane në Kosovë, ndikon në thellimin e ngecjes në zhvillimin ekonomik.
“Niveli i korrupsionit krijon një mjedis ku investitorët apo kompanitë e ndryshme nuk trajtohen në mënyrë të barabartë nga ana e shtetit. Në anën tjetër, për ekonominë e vendit në përgjithësi prania e korrupsionit tregon një keqmenaxhim të pasurive publike dhe natyrisht shërbime më të dobëta publike të cilat ofrohen nga ana e shtetit për publikun e gjerë”, thotë Zeka.
Përveç korrupsionit i cili largon ardhjen e investitorëve të huaj, mjedisi afarist në Kosovë përballet edhe me problemet tjera si energjia elektrike, politikat jo të favorshme fiskale, si dhe burokracia.
Në Kosovë përmes aktiviteteve të ndryshme është duke u shënuar Java kundër korrupsionit.
Autoritetet në Kosovë gati çdo vit kanë e vënë si prioritet në programet e tyre luftën kundër korrupsionit, por bazuar në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, luftimi i kësaj dukurie mbetet ende në shkallë mjaft të ulët.
Një studim i bërë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, tregon se nga 256 biznese të anketuara, 26 për qind kanë dëshmuar se janë përballur me korrupsionin.
Kurse në raportin e fundit të publikuar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International për vitin 2018, Kosova është renditur e 93-ta duke shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025