LAJMI I FUNDIT:

Letra prekëse e vogëlushes nga Italia për fëmijët shqiptarë të prekur nga tërmeti

Letra prekëse e vogëlushes nga Italia për fëmijët shqiptarë të prekur nga tërmeti

Mediet italiane kanë publikuar letrën e një vajze të vogël në lokalitetin Agordo në Belluno të Italisë.

E tronditur nga lajmi i tërmetit, Emily vogëlushja nga Italia ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë.


Ajo i drejtohet punonjësve të Mbrojtjes Civile Italiane, ku u kërkon të dërgojnë në Shqipëri letrën e saj si dhe 5 euro që ia kishte nashkangjitur.

“ …Unë nuk di shqip, por do të doja t’u them atyre fëmijëve që dëshiroj të jem shoqe për zemër me ta. Nuk di si ta bëj këtë, por do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin tim për fëmijët e Shqipërisë, që ata të shohin se mendova për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, shkruan ajo.

“…Shpresoj që ata të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra dhe mesazhi i saj “Jepuni një dorë fëmijëve të Shqipërisë, të goditur nga tërmeti” përfunduan në tryezën e presidentit të provincës./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori