LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i lumtur që nuk u dëshmua se homologu i tij nga Maldivet mori ryshfet për njohjen e Kosovës

Pacolli i lumtur që nuk u dëshmua se homologu i tij nga Maldivet mori ryshfet për njohjen e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur mik të mirë të tij dhe të Kosovës, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Maldiveve, Ahmet Shaheed, i cili ishte akuzuar se kishte marrë një ryshfet prej 2 milionë dollarësh për ta njohur Kosovën.

Një muaj më parë ishte ngritur një mocion në Parlamentin e Maldiveve duke kërkuar që të hetohen pretendimet se korrupsioni ishte i përfshirë në Maldive, në rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli ka thënë se “thashethëmet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në Parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre”.


“Miku im Ahmet Shaheed, ish ministër i Punëve të jashtme të Maldivëve, aktualisht në rolin e Raportuesit Special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Shaheed mbetet miku i madh i imi dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar. Thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish-ministri i Jashtëm, Ahmed Shaheed dyshohej se ka pranuar një ryshfet prej 2 milionë dollarësh për ta njohur Kosovën.

Akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës, parlamenti i Maldiveve ngre mocion për ish-ministrin e jashtëm
Lexo po ashtu Akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës, parlamenti i Maldiveve ngre mocion për ish-ministrin e jashtëm

Ndërsa, ish-ministri u hetua pas akuzave, policia arriti në përfundimin se nuk kishte prova të korrupsionit dhe se procesi diplomatik ishte zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori