LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë: Në aksidentin në Serbi janë lënduar 26 udhëtarë

MPJ e Maqedonisë: Në aksidentin në Serbi janë lënduar 26 udhëtarë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punë të Jashtme, në aksidentin që ndodhi në Serbi, ku u përmbys autobusi nga Maqedonia janë lënduar 26 persona, ndërsa 18 prej tyre kanë ngelur për shërim në spital.

Nga MPJ thonë se aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Bllacë-Belolin në Serbi ndërsa autobusi ka bartur nxënës ka ekskursioni në Kopaonik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para nga mjekët, të lënduarit janë jashtë rrezikut një person në spitalin e Prokupjes është me lëndime më të rënda.


Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset autobusi nga Maqedonia
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset autobusi nga Maqedonia

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/