LAJMI I FUNDIT:

Katica Janevës i refuzohet kërkesa për apanazh

Katica Janevës i refuzohet kërkesa për apanazh

Anëtarët e Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime në seancën e sotme një zëri e kanë refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurores Katica Janeva, për apanazh.

Në seancë është konstatuar në aspektin formal juridik se nuk ekzistojnë arsye për pranimin e kërkesës, pasi ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva është e akuzuar për përfshirje në rastin “Haraçi”, e cila dyshohet se e ka keqpërdorur postin e kryeprokurores së PSP-së.


Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre me kërkesë të Trajço Dimkovit nga OBRM-PDUKM, i cili kërkoi që të ketë konsultime për vazhdimin e procedurës për konkurs publik për zgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale dhe ndryshim të anëtarëve të Këshillit për Program në RTMV./Telegrafi/