LAJMI I FUNDIT:

Ligji për pagat në Kushtetuese, Sindikata e Judikaturës mbështet Avokatin e Popullit

Ligji për pagat në Kushtetuese, Sindikata e Judikaturës mbështet Avokatin e Popullit

Sindikata e Judikaturës mbështet Avokatin e Popullit lidhur me dërgimin e Ligjit për pagan ë Gjykatën Kushtetuese, që sipas tyre, ky institucion vetëm ka zbatuar të drejtën dhe obligimin kushtetues për referimin e Ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo sindikatë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që çfarëdo vendimi që do të nxjerrë në lidhje me çështjen e referuar nga Avokati i Popullit, ta bazojë në Kushtetutë, ligj dhe instrumente ndërkombëtare.

Sindikata e Judikaturës, në një reagim publik, ka deklaruar se në mbledhjen e jashtëzakonshme që kanë mbajtur sot, kanë trajtuar reagimet e shprehura në adresë të Avokatit të Popullit nga disa përfaqësues të sindikatave të tjera, lidhur me dërgimin e Ligjit për Paga në Kushtetuese nga Avokati i Popullit.


Avokati i Popullit e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Paga
Lexo po ashtu Avokati i Popullit e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Paga

Sipas Sindikatës së Judikaturës, reagimet nuk janë të mbështetura në Kushtetutë dhe bazohen në interesa të ngushta të një pjese të punëtorëve në Republikën e Kosovës.

Ligji për Paga, sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit
Lexo po ashtu Ligji për Paga, sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit

“Sindikata e Judikaturës, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit pas dërgimit të “Ligjit për Paga” nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e jashtëzakonshëm të mbajtur më 6 dhjetor 2019, me keqardhje trajtoi reagimet e shprehura në adresë të Avokatit të Popullit nga disa përfaqësues të sindikatave të tjera. Sindikata e Judikaturës konsideron se këto reagime nuk janë të mbështetura në parimet e mëshiruara në Kushtetutë dhe Ligj por bazohen vetëm në interesat e ngushta të një pjese të punëtorëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, me këtë shprehim mbështetjen tonë të plotë për Institucionin e Avokatit të Popullit i cili vetëm ka zbatuar të drejtën dhe obligimin kushtetues për referimin e Ligjit në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Ismajli: Profesionistë shëndetësorë duhet t'i marrin pagat ma rritje
Lexo po ashtu Ismajli: Profesionistë shëndetësorë duhet t'i marrin pagat ma rritje

Kujtojmë se dje, Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Avokati i Popullit konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca 1 e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore.

Sipas Avokati të Popullit ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori