LAJMI I FUNDIT:

Bon Jovi hap restorantin e tretë ku të varfrit mund të ushqehen pa pagesë

Bon Jovi hap restorantin e tretë ku të varfrit mund të ushqehen pa pagesë
(Foto: Getty Images/Guliver/CBS News)

Pas dy projekteve të suksesshme, këngëtari legjendar, Jon Bon Jovi, ka vazhduar me misionin e tij humanitar dhe së shpejti do ta hapë edhe restorantin e tretë, në të cilin njerëzit e varfër do të mund të ushqehen pa pagesë.

‘Soul Kitchen’ është emri i organizatës jofitimprurëse, me të cilën udhëheq Fondacioni JBJ i frontmenit të grupit “Bon Jovi” e që emërohet sipas inicialeve të emrit të tij.

Në ‘Soul Kitchen’ pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinës. Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëseardhur të ushqehen në restorant dhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.


(Foto: CBS News)

Në bazë të ueb-faqes së restorantit, 51 për qind e ushqimeve që janë shërbyer deri më tani janë paguar përmes donacioneve.

Pjesa tjetër prej 49 për qind është mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa mjete financiare. Prandaj motoja e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tavolinën tonë”.

(Foto: CBS News)

Restorantin e parë të këtij lloji, Bon Jovi e ka hapur në tetor të vitit 2011 në New Jersey, në qytetin e tij të lindjes, ndërsa restoranti i dytë është hapur në vitin 2016.

“Misioni jonë ka qenë gjithmonë që të ndikojmë në ndryshimet pozitive dhe t’i zgjidhim çështjet e urisë dhe të pastrehëve”, ka thënë në të kaluarën këngëtari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori