LAJMI I FUNDIT:

Sonte fillon “Winterland 2020” në Shkup

Sonte fillon “Winterland 2020” në Shkup

Bredhi i Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë sonte nga ora 19:30, ndërsa me punë do të fillojë edhe bazari i Vitit të Ri “Winterland 2020”.

Me këtë, në Shkup edhe zyrtarisht do të fillojë festimi në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues.


Siç kumtoi Bashkia e Shkupit, shtëpizat e Vitit të Ri “Winterland” këtë vit do të vendosen mes QTQ dhe sheshit, ndërsa programi do të zgjas 25 ditë – nga hapja e bazarit, e deri më 31 dhjetor, deri në pritjen e Vitit të Ri 2020. Në afërsi të shtëpizave të “Winterlendit” do të vendoset skenë e vogël në të cilën çdo ditë do të organizohen ngjarje të cilat do të tërheqin interes te qytetarët, pa dallim të moshës. Në këtë hapësirë janë paraparë edhe kate për lojëra të fëmijëve, si dhe përmbajtje të ndryshme nga karakteri i Vitit të Ri.

Gjatë ditëve të punës secilën ditë ka nga dy orë program për fëmijë që do të fillojë në orën 16:00, ndërsa më vonë do të ketë tre orë program për të rritur. Gjatë fundjavës është planifikuar program për tërë ditën e cila fillon saktë në mesditë.

Bashkia Shkupit i fton qytetarët sonte të vijnë në sheshin “Maqedonia”, prej orës 17:30 ta ndjekin programin e Vitit të Ri për fëmijë, ndërsa pastaj në orën 19:30 të marrin pjesë në ndriçimin e bredhit të Vitit të Ri. Të gjithë bashkërisht të argëtohemi me përmbajtjet kulturore-argëtuese të cilat do t’i pasurojnë ditët deri në natën më të hareshme, thuhet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori