LAJMI I FUNDIT:

“Çmenden” spanjollët, do të shpenzojnë 15 milionë dollarë për një pemë të Krishtlindjeve

“Çmenden” spanjollët, do të shpenzojnë 15 milionë dollarë për një pemë të Krishtlindjeve

Këtë Krishtlindje, vizitorët në Kempinski Hotel Bahia, afër Marbella, Spanjë do të kenë mundësinë të shohin një pemë, të zbukuruar me diamante, gurë të çmuar dhe bizhuteri të firmave të njohura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e zbukuruar me diamante të kuqe, të bardha, rozë dhe të zeza, pema, e projektuar nga Debbie Wingham, vlen hiq më pak se 15 milionë dollarë, sipas hotelit.


Përveç diamanteve, pema është zbukuruar me bizhuteri nga Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel dhe jo vetëm.

Bredhi festiv i Kempinski është i fundit në një linjë të shkurtër por shumë të ndritshme të pemëve të dekoruara në mënyrë të tillë.

Në vitin 2010, hoteli Emirates Palace në Abu Dhabi zbukuroi një pemë, me një vlerë prej 11 milionë dollarësh, duke arritur një Rekord Botëror Guinness për pemën më të shtrenjtë të dekoruar.

Dhe në vitin 2016, argjendarët e Ginza Tanaka në Tokio shfaqën një pemë të Krishtlindjes të bërë nga 4,000 metra tela ari, me vlerë rreth 1.8 milion dollarë. /Telegrafi/