Kosova ndër vite ka shpenzuar shuma të konsiderueshme të parave në kuadër të lobimit për njohje të reja, por edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me imazhin e saj si shtet. Megjithatë, forma e deritashme e lobimit, përveç vlerësimit të rezultateve, ka ngritur shpesh edhe dilema rreth transparencës së shpenzimeve.
Andaj, përfaqësues nga organizatat joqeveritare, si dhe disa nga deputetët e ardhshëm të Kosovës, konsiderojnë se tani ka ardhur koha për miratimin e ligjit përkatës, për lobim.
Në Institutin Demokratike të Kosovës, thonë se vendosja e rregullave të qarta për lobim është hap i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit. Siç thonë në këtë institut, vendosja e një kornize ligjore është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë moderne demokratike.
Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se lobimi i rregulluar me ligj, rrit transparencën në sektorin publik dhe rregullon marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme të interesit, lobistëve, mbajtësve të zyrës publike dhe politikanëve, gjë që kontribuon në funksionimin më të mirë të administratës shtetërore.
Nisma nga shoqëria civile shihet e drejtë edhe nga disa prej deputetëve të ardhshëm të Kosovës. Blerta Deliu – Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo që bazuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 6 tetorit pritet të jetë në opozitë, thotë se një ligj i tillë do t’i ndihmonte, pos tjerash, Kosovës në rrafshin ndërkombëtar duke marrë si bazë edhe praktikat e vendeve tjera që tashmë e kanë këtë ligj.
“Mendoj se duhet të konsultohen praktikat më të mira të shteteve, të cilat e kanë një ligj të tillë të miratuar në parlamentet e tyre përkatëses. Marrja e praktikave të mira besoj se do ta kishte sjellë Kosovën në një pozicion të mirë sa i përket miratimit të këtij ligji dhe do të përforconte agjendën tonë legjislative duke i dhënë peshë lobimit”, thotë Deliu – Kodra.
Në Maqedoninë e Veriut, thuhet se aktivitetet e organizatave joqeveritare dhe grupet e qytetarëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin, por edhe në ndryshimin e mëvonshëm të Ligjit për lobim. Kurse, në Slloveni dhe Mal të Zi, Ligji për lobim është treguar pjesë e rëndësishme e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit në procesin e vendimmarrjes publike.
Deliu- Kodra thekson, po ashtu, se faza në të cilën ndodhet Kosova, e shton nevojën dhe kërkesën për një ligj të tillë.
“Duke e parë gjithmonë që beteja politike nga një shtet si Serbia po bëhet më e vrazhdë dhe më e egër edhe me përkrahjen e aleatëve të saj si Rusia dhe shtetet e tjera, atëherë besoj shumë se edhe ne duhet ta hapim diskutimin dhe të flasim si Kuvend për nevojën e miratimit të një projektligji të tillë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Fitore Pacolli – Dalipi nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që po synon formimin e qeverisë së ardhshme si fituese e zgjedhjeve, konsideron se një ligj i tillë nuk është i nevojshëm. Ajo thotë se të gjitha procedurat për shpenzimin e parasë publike, qoftë edhe për lobim, janë të përcaktuara me ligj.
Sipas saj, ekzistojnë norma e ligje edhe për atë se kush ka kompetenca për lobim duke filluar nga ministrat dhe të tjerët.
“Ne mund të marrim masa përmes legjislacionit ekzistues që të mos keqpërdoret paraja publike sa i përket lobimit jashtë vendit. Ne mendojmë se lobimi mund të bëhet në forma të ndryshme pa marrë kompani të posaçme për një çështje të caktuar. Kështu që, ne mendojmë se nuk duhet të ketë një ligj tjetër, i cili tenton të rregullojë një çështje të tillë”, thotë Pacolli Dalipi.
Ajo thekson se lobimi është shumë më i gjerë dhe nuk mund të zgjidhet si çështje përmes ligjit.
“Ne jemi përkushtuar që në të ardhmen gjithë ajo çka bëhet, të bëhet në mënyrë transparente. Shpenzimi i parasë do të bëhet në mënyrë transparente dhe nuk kemi nevojë të shkojmë në diçka tjetër të re për të parë se si funksionon pastaj Ligji për lobimin, i cili dyfishon shumicën e gjërave të cilat tashmë ekzistojnë në legjislacionin e Kosovës”, shprehet ajo.
Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se në Kosovë janë pjekur kushtet që kjo fushëveprimtari të definohet qartë me kornizë ligjore dhe të propozohen rekomandimet, të cilat do të duhej t’i kishin parasysh iniciativat për përpilimin e ligjit.
Instituti Demokratik i Kosovës, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re, thotë se do të vazhdojë komunikimin me krerët institucionalë dhe aktorët tjerë të rëndësishëm me qëllim të sigurimit të përkrahjes për këtë iniciativë ligjore. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite