Vetëm për më të guximshmit: Ashensori më i lartë në botë varet në shkëmb
Nëse ndodheni në provincën Hunan në Kinë, mos humbni rastin të jetoni përjetimin unik: Vozitjen 335 metra të lartë në ashensor të qelqtë i cili ka hyrë në Librin e rekordeve Ginisit si ashensori më i lartë në ambient të hapur në botë
Ashensori “Bailong” apo “Njëqind dragonj” nuk është për ata me zemër të dobët.
Kabina e qelqtë e ashensorit ngjitet lart në shkëmbin Vulingiuan dhe ofron vërtet pamje spektakolare në parkun kombëtar, i cili gjendet jo larg qytetit Zhangjiaji. Pos që është më i larti, ky është edhe ashensori më i rëndë në ambient të hapur.
Binarët nëpërmjet të cilëve ngrihet ashensori janë të ndërtuar në shkëmb, ndërsa deri në majë nevojitet rreth një minutë, derisa më parë është nevojitur më shumë se një orë vozitjeje në mënyrë që turistët të kënaqen me pamjen në shkëmbinjtë ranorë të cilat janë përfshirë në listën e UNESCO-s si trashëgimi botërore.
Kur është bërë i ditur ndërtimi, janë nxitur polemika të shumta rreth asaj se a do të duhej të ndërtohej një atraksion i tillë në parkun nacional i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, transmeton Telegrafi.
Ekologët i ka brengosur rritja e numrit të turistëve në parkun edhe ashtu të vizituar shumë. Këtë rajon e vizitojnë pesë milionë turistë çdo vit.
Me arsyetimin që ashensori do të zvogëlojë kohën të cilën turistët do ta kalojnë në park, si edhe situatës që krijohej në rrugët malore për shkak të numrit tepër të madh të vizitorëve, ashensori ka filluar punën në vitin 2002 pas tre vjetësh ndërtimi.
Vlera e këtij projekti kapte shumën prej 120 milionë juanësh, gjë që është rreth 20 milionë dollarë amerikanë.
Shikoni si duket vozitja me këtë ashensor të mrekullueshëm:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Zonat e epsheve te meshkujt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A