Këngëtarja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi u bëri të ditur fansave titullin e albumit të saj më të ri, njëherësh të dytit në karrierën e saj.
“Future Nostalgia” mban titullin albumi i saj i ri – titull ky të cilin ajo e ka realizuar edhe tatuazh në krah.
Mes duket domethënia e albumit dhe kuptimi i këngëve të reja ka të bëjë me të ardhmen, dhe nostalgjinë e së kaluarës të Duas, teksa vet artistja është shprehur se albumi i dytë në vetvete shënon një epokë të re në jetën e saj.
Të enjten, Lipa publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të realizuara në fëmijërinë e saj, ku shihet teksa luan me buzëkuqin e së ëmës.
Teksa mori shumë komente për faktin se sa fëmijë i ëmbël ka qenë, Dua duket se “ia ka huqur” me mbishkrimin e bërë sipër këtyre fotografive, duke shkruar përbri tyre “Mënyra se si unë e fillova këtë dekadë”.
Ndonëse disa nuk u ndalën shumë tek ky detaj, kishte fansa me sy të mbrehtë të cilëve menjëherë u ra në sy konfuziteti që ajo ka krijuar.
Fotografitë e saj duket të jenë të realizuara kur ajo ishte fëmijë, dhe është qartë e kuptueshme se në këto imazhe ajo nuk mund të ishte më shumë se një fëmijë pesë ose gjashtë vjeç.
Ndërkohë, kjo dekadë ka filluar në vitin 2010, atëherë kur Dua ishte 14 vjeçe dhe jetonte ende në Kosovë – por që gjithsesi nuk ishte koha kur u realizuan këto fotografi.
Kështu një numër i madh i komenteve u bënë në drejtim të këngëtares shqiptare, duke e pyetur nëse ka gabuar me qëllim apo pa dashje ka shkruar “dekadë” në vend të fjalës “shekull” ose “milenium”.
“Dua ti ishte 14 vjeçe në fillim të kësaj dekade”, pyeti një fanse.
“A e din që fillimi i kësaj dekade ishte në vitin 2010”, shkroi një tjetër.
“Ti je 24 vjeçe, nuk ka ndonjë mundësi që ti të ishe 13/14 vjeçe në këtë fotografi”, kishte shkruar një tjetër ndjekës.
Ndoshta gabimi i bërë nga artistja ka qenë i qëllimshëm vetëm për të vënë në lojë fansat e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArtistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe