LAJMI I FUNDIT:

Një ushtar amerikan vret dy punonjës në Pearl Harbor – pastaj edhe veten

Një ushtar amerikan vret dy punonjës në Pearl Harbor – pastaj edhe veten

Një ushtar amerikan vrau dy punonjës përpara se të vriste veten e tij në bazën ushtarake Pearl Harbor, në Havaji të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thanë se ushtari plagosi edhe një punonjës tjetër para se të vetëvritej.

Incidenti bëri që baza të mbyllej për disa orë.


Identiteti i të përfshirëve në të shtëna nuk është konfirmuar ende, përcjell rel.

Të tria viktimat kanë qenë punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa i mbijetuari është në gjendje stabile, thanë zyrtarët.

Guvernatori i Havajit, David Ige, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se Shtëpia e Bardhë ka ofruar “ndihmë nga agjencitë federale”.

Baza Pearl Harbor riparon dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset e Flotës amerikane të Paqësorit.

Dhjetë shkatërrues dhe 15 nëndetëse janë të vendosura atje.

Të shtënat vijnë vetëm pak ditë para 78-vjetorit të një sulmi japonez në stacionin detar Pearl Habor, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 2,300 amerikanë.

Sulmi, më 7 dhjetor të vitit 1941, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të shpallnin luftë kundër Japonisë dhe të hynin në Luftën e Dytë Botërore.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori