LAJMI I FUNDIT:

Samiti i NATO-s, kamerat kapin momentin kur Merkel “i tregon grushtin” Erdoganit

Samiti i NATO-s, kamerat kapin momentin kur Merkel “i tregon grushtin” Erdoganit

Blloku 29-anëtarësh i NATO-s u mblodh në Londër për të shënuar 70 vjetorin e themelimit në vitin 1949, një kohë shqetësimi në Evropë për zgjerimin e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Tani aleanca ushtarake, e krijuar fillimisht nga 12 anëtarë, shtrihet nga SHBA përtej Atlantikut, pikërisht deri në kufirin me Rusinë.

Sipas abcnews, përcjell Telegrafi, udhëheqësit botërorë treguan një unitet në Pallatin Buckingham në Londrën qendrore të martën, duke pozuar për “fotografinë familjare” tradicionale, me skenën qendrore të mbretëreshës Elizabeth, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


Mes buzëqeshjeve, linjave të prishjes politike dhe tensioneve që nënvizuan elementë të ndryshëm të aleancës kishte edhe elemente të tjera, gjatë këtyre takimeve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një pritje zyrtare për krerët e vendeve të NATO-s, në pallatin Buckingham në Londër, 3 dhjetor 2019.

Por çfarë bie në sy është një moment diskutimi ndërmjet presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një pritje zyrtare për krerët e vendeve të NATO-s, në pallatin Buckingham në Londër, 3 dhjetor 2019.

Ndonëse nuk dihet se cila ishte tema e bisedës, bie në sy gjesti i kancelares gjermane, e cila shihet derisa “i tregon grushtin” presidentit turk.

Ndryshe, tensionet midis disa udhëheqësve botërorë në raport me Turqinë janë rritur gjatë operacionit të Turqisë kundër kurdëve në Sirinë Veriore në fillim të tetorit.

Megjithatë, Turqia i konsideron forcat turke – përkatësisht PKK dhe homologun e saj sirian YPG – si organizata terroriste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori