Komuna e Strugës edhe më tej nuk tregon se sa ndërtime pa leje gjithsej ka në territorin e saj megjithëse afati i fundit ishte këtë tetor. Autoritetet lokale duhej të përgatitnin regjistrim të detajuar për vërtetimin e numrit të përgjithshëm të të gjitha ndërtimeve pa leje.
Edmond Ademi i cili udhëheq komisionin e UNESCO-s tha për Alsat se kreu i Strugës Ramiz Merko nuk i ka respektuar afatet të cilat i kanë dakorduar bashkërisht, sipas rekomandimeve të Qeverisë.
“Refuzimi i dhënies së inventarit të ndërtimeve pa leje, që janë në kompetencë të tij, në opinion lë përshtypje se diçka fshihet. A është kjo kështu, nuk e di, për këtë duhet ta pyesni kryetarin Ramiz Merko. Me rëndësi është që Merko, si kryetar komune, patjetër duhet ta kryejë obligimin që e ka edhe ndaj institucioneve, por para se gjithash ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur për kryetar. Qytetarët presin zgjidhjen e ndërtimeve pa leje që e rrezikojnë Liqenin e Ohrit, edhe prandaj Qeveria do të jetë e pakompromis në këtë drejtim”, tha Edmond Ademi, kryetar i komisionit të përgjithshëm të UNECO-s.
Merko, në disa raste ka pohuar se në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit në Strugë nuk ka ndërtime pa leje. Sipas sektorit joqeveritar, qëndrimi i tillë i Merkos nuk është serioz.
” Fshehja e informacionit, respektivisht duke iu referuar qëndrimit se nuk ka ndërtesa të paligjshme në territorin e komunës së Strugës, na jep të drejtën të dyshojmë nëse diçka fshihet nga komuna dhe kryetari dhe çfarë fshihet- tha Gligorie Qatoski – “Mjaft”
Qatoski thotë se nëse komuna vazhdon me këtë, raporti duhet të përgatitet nga autoritetet shtetërore kompetente, ndërsa pushtetit lokal t’i merret autoriteti./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite