LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me performancë të mahnitshme në Mnet Asian Music Awards, ndërsa rrëmben çmimin “Artistja e preferuar ndërkombëtare”

Dua Lipa me performancë të mahnitshme në Mnet Asian Music Awards, ndërsa rrëmben çmimin “Artistja e preferuar ndërkombëtare”

Ajo bëri një paraqitje të mrekullueshme në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve në Nagoya Dome në Japoni, Mnet Asian Music Awards 2019.

Fjala është për artisten shqiptare të famshme në tërë botën, Dua Lipa, e cila arriti të sigurojë vëmendjen e plotë përkrah yjeve të famshme të K-pop-it.


Përveç se zgjodhi një veshje të mrekullueshme, 24-vjeçarja bëri një paraqitje spektaklore, ndërsa interpretoi këngën e re “Don’t Start Now”, e shoqëruar me një numër të madh të valltereve.

Krijuesja e hitit “One Kiss” mori një pamje edhe më tërheqëse me flokët e saj bionde dhe të zeza.

Ylli ndërkombëtar i popit duket se kaloi një mbrëmje të mrekullueshme dhe arriti të rrëmbejë çmimin “International Favorite Artist” apo (Artistja e preferuar ndërkombëtare”.

Dua Lipa shkëlqen në Mnet Asian Music Awards, merr vëmendje me paraqitjen atraktive
Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen në Mnet Asian Music Awards, merr vëmendje me paraqitjen atraktive

Njoftimin e bëri të ditur në rrjetet sociale, gjersa ndau me fansat ca video nga performanca e saj dhe momentin kur ia dhuruan çmimin.

“Don’t Start Now tek Mnet Mama Awards. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Faleminderit vajzave nga Londra që e ndanë skenën me mua dhe faleminderit për çmimin si artistja e preferuar femër”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Prezenca e artistes Lipa atje, ka bërë që ylli shqiptar të përfundojë në fokusin e shumë mediave më të famshme në Japoni. /Telegrafi/

Dua Lipa shkëlqen në Mnet Asian Music Awards

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori