LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën e Çavkovit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën e Çavkovit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Asnjë nga nëntë gjykatësit kushtetues nuk e ka mbështetur iniciativën për amnisti për “të enjten e përgjakshme” në Kuvend, të cilën e ka dorëzuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Ai për momentin ndodhet në burg në Shtip, ku e vuan dënimin prej 18 vjet burg, për shkak të veprës penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me iniciativën e dorëzuar ai ka dashur të kontestojë amnistinë e disa të akuzuarve, e cila nuk vlente për të.


Që në fillim, gjykatësi-informues Vlladimir Stojanovski tha se nuk mund që Gjykata Kushtetuese t’i tregojë Kuvendit, kush është kompetent të sjell ligj për amnisti.

Gjykatësi Osman Kadriu tha se dorëzuesit të iniciativës i është mohuar një e drejtë, gjegjësisht kur është arrestuar.

Çavkov e dorëzoi iniciativën për shkak se mendon se për të njëjtat vepra penale, ka pasur amnisti selektive, për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në vitin 2017.

Ndryshe, nga 33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, 15 prej tyre u amnistuan, duke përfshirë edhe deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët i hapën dyert e Kuvendit për të hyrë protestuesit e dhunshëm. Për ngjarjet e 27 prillit, gjithsej u shqiptuan 211 vjet dënim me burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Kalo në kategori