LAJMI I FUNDIT:

Jeta e pazakontë në fshatin që po zhytet në ujë, aty nuk ka tokë – por banorët refuzojnë ta braktisin vendlindjen

Jeta e pazakontë në fshatin që po zhytet në ujë, aty nuk ka tokë – por banorët refuzojnë ta braktisin vendlindjen

Sitio Pariahan është një fshat i vogël në Filipine, 30 kilometra në veri të kryeqytetit Manila.

Dikur aty kanë jetuar rreth 100 familje, kurse ky fshat ka një kishë të vogël dhe shkollën me më shumë 100 nxënës, transmeton Telegrafi.


Sot, kisha dhe shkolla janë zhytur në ujë, kurse janë të rrethuara nga shtëpitë e drurit që qëndrojnë në dërrasa të varura mbi ujë.

Sitio Pariahan po zhytet në ujë e fajtori kryesor për këtë janë ndryshimet klimatike. Ky vend çdo vit zhytet rreth 5 centimetra, kjo për shkak të rritjes së nivelit të ujit në det.

Por, edhe pse të gjitha objektet janë nën ujë, banorët janë zotuar se për asnjë moment nuk do ta braktisin vendlindjen e tyre.

Aty mund të shihen banorët sesi ecin nëpër ujë që arrin nivelin deri në gjunjë dhe shpesh lëvizin edhe me barka të vogla.

I tërë fshati do të mund të “shlyhej nga faqja e dheut” nëse niveli i ujit vazhdon të rritet, por edhe tajfunet që dita ditës po janë më të shpeshtë.

Sitio Pariahanin tani po e quajnë “ishulli pa tokë”. Ndërkaq Karmen dhe Rodolfo de Hesus, megjithatë kanë vendosur të qëndrojnë në fshat.

“Sa herë që kemi nevojë të dalim nga shtëpitë i përdorim barkat. Nuk ka tokë nëpër të cilën mund të ecim”, ka deklaruar Karmen.

I pyetur se pse nuk po e braktis shtëpinë pas paralajmërimit se një tajfun i fuqishëm pritet ta godasë vendin, Karmen tha se nuk është kaq  e thjeshtë.

“Jeta jonë është këtu dhe nuk kemi ku të shkojmë. E gjitha çfarë dimë të bëjmë është peshkimi, kur e ke rrjetën në dorë, ndihesh shumë mirë. Pavarësisht nëse bie shi apo është moti me diell, në gjithmonë e hedhim rrjetën në det”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që në vitin 2011, Filipinet ishin goditur nga tajfuni i fuqishëm Nesat që kishte shkatërruar gjithçka që i kishte dalë përpara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori