LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është “Unaza e Zjarrit”? Një rrëfim për vendin ku ndodhin shumica e tërmeteve dhe ku shtrihen vullkanet më aktive në Tokë!

Çfarë është “Unaza e Zjarrit”? Një rrëfim për vendin ku ndodhin shumica e tërmeteve dhe ku shtrihen vullkanet më aktive në Tokë!

Vullkanet më aktive në botë shtrihen përgjatë asaj që quhet “Unaza e Zjarrit”.

Bëhet fjalë gjithashtu për vendin ku ndodhin shumica e tërmeteve ndërsa pllakat tektonike shtyjnë njëra-tjetrën, duke shkaktuar dridhje.

“Unaza e Zjarrit”, siç shkruan një shkrim i CNN, përcjell Telegrafi, shtrihet përgjatë një harku prej 40,000 kilometrash nga kufiri i “Pllaka e Paqësorit”, në pllaka më të vogla si ajo e “Detit në Filipine”, deri te “Pllaka Cocos” dhe “Nazca” që gjenden buzë Oqeanit Paqësor.


Po sipas të njëjtit shkrim, njerëzit më të rrezikuar nga shpërthimet vullkanike dhe tërmetet jetojnë në vendet që shtrihen përgjatë “Unazës së Zjarrit”, duke përfshirë Kilin, Japoninë, bregdetin perëndimor të SHBA-së, dhe kombe të tjera ishujsh, përfshirë ishujt Solomon në bregdetin perëndimor të Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Por si u formua “Unaza e Zjarrit”?

Pllakat tektonike janë pllaka masive të kores së Tokës. Ato lëvizin vazhdimisht mbi një “mbështjellës” të ngurtë dhe të shkrirë poshtë kores së Tokës.

Dhe siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, “Unaza e Zjarrit” u formua ndërsa pllakat oqeanike rrëshqitën nën pllakat kontinentale.

Një grua u gjet pas 63 ditësh, ndërsa një vajzë katërmuajshe pas tri ditësh: Katër historitë mahnitëse të njerëzve të gjetur të gjallë, disa ditë pas tërmeteve
Lexo po ashtu Një grua u gjet pas 63 ditësh, ndërsa një vajzë katërmuajshe pas tri ditësh: Katër historitë mahnitëse të njerëzve të gjetur të gjallë, disa ditë pas tërmeteve

Ndërsa, siç theksohet gjithashtu, vullkanet përgjatë “Unazës së Zjarrit” formohen kur njëra pllakë zhytet nën një tjetër “mbështjellës” – një trup i ngurtë shkëmbi midis kores së Tokës dhe kores së shkrirë – përmes një procesi të quajtur “Subduction” (lëvizja anësore dhe nga poshtë e skajit të një pllake të kores së tokës drejt mbështjellësit nën një pllakë tjetër).

Tërmetet e mëdha – të cilat rrezikojnë të shkaktojnë cunamit – ndodhin gjithashtu në zonat e “Subduction-it”.

Si formohen vullkanet?

Vullkani krijohet kur magma, ose shkëmbi i shkrirë i nxehtë, ngrihet përmes çarjeve në koren e Tokës, duke shkaktuar presion për tu ngritur.

Kur pllakat tektonike tërhiqen ose shtyhen së bashku, presioni lëshohet, duke bërë që magma të shpërthejë në formën e hirit ose lavës. Pasi të ftohet, lava formon një kore të re.

Vullkanet ngadalë formohen me kalimin e kohës pasi shtresat e kores ndërtohen pas disa shpërthimeve.

Thuhet se të paktën 450 vullkane aktive dhe të fjetura gjenden në “Unazën e Zjarrit”.

Si shkaktohen tërmetet?

Tërmetet paraqesin lëshimin e energjisë nga brendësia e Tokës, ku është akumuluar sasi e madhe e nxehtësisë.

Nxehtësia i shtyn pllakat të lëvizin. Kur dy pllaka lëvizin kundër njëra-tjetrës dhe prodhojnë fërkime, kjo bën që të akumulohet energji. Kur energjia lëshohet, ajo shkakton një tërmet.

Këto janë tridhjetë tërmetet më vdekjeprurëse në botë - të regjistruara - në historinë e njerëzimit
Lexo po ashtu Këto janë tridhjetë tërmetet më vdekjeprurëse në botë - të regjistruara - në historinë e njerëzimit

“Duhen dhjetëra mijëra vjet që energjia të akumulohet, por vetëm disa sekonda për tu lëshuar”, ka thënë Hongfeng Yang, një sizmolog në Universitetin Kinez të Hong Kongut.

Pllakat tektonike zakonisht lëvizin mesatarisht disa centimetra çdo vit, por kur godet një tërmet, ato mund të lëvizin disa metra në sekondë.

A mund të parashikohen tërmetet përgjatë “Unazës së Zjarrit”?

Sizmologët ende nuk mund të parashikojnë se kur ose ku do të godasin tërmetet, ose sa do të jenë të mëdha.

Disa studiues argumentojnë se ekzistojnë kushte të caktuara – siç është “thyerja hidraulike” kur shpojmë thellë në det për të nxjerrë burimet e energjisë – ato që shkaktojnë tërmete. Por nuk ka asnjë provë të vështirë shkencore për ta mbështetur këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Kalo në kategori