LAJMI I FUNDIT:

Një grua u gjet pas 63 ditësh, ndërsa një vajzë katërmuajshe pas tri ditësh: Katër historitë mahnitëse të njerëzve të gjetur të gjallë, disa ditë pas tërmeteve

Një grua u gjet pas 63 ditësh, ndërsa një vajzë katërmuajshe pas tri ditësh: Katër historitë mahnitëse të njerëzve të gjetur të gjallë, disa ditë pas tërmeteve

Në orët e hershme të mëngjesit të 26 nëntorit, dy tërmete të fuqishme dhe disa me fuqi më të vogël goditën Shqipërinë, tërmete që u ndjenë edhe në Kosovë dhe jo vetëm.

Tërmeti i parë ishte regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.


Si pasojë e këtyre tërmeteve, përcjell Telegrafi, numri i viktimave ka arritur në 52 ndërsa qindra të tjerë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas mediave, të dhënat ende paraprake flasin për të paktën 900 pallate dhe mbi 5100 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Afër 9 mijë janë qytetarët, banesat e të cilëve u prekën dhe kanë pësuar dëme.

Megjithatë, ndonëse të gjendur nën rrënoja dhe shumë të rrezikuar, kishte të tillë edhe që mbijetuan nga më e keqja.

Këto janë tridhjetë tërmetet më vdekjeprurëse në botë - të regjistruara - në historinë e njerëzimit
Lexo po ashtu Këto janë tridhjetë tërmetet më vdekjeprurëse në botë - të regjistruara - në historinë e njerëzimit

Dhe kur flasim për të mbijetuar, kishte raste kur ata u gjetën edhe pas ditës së parë të tërmetit – gjë që nuk është e panjohur në historinë e tërmeteve.

Madje, sipas të dhënave, përcjell Telegrafi, kishte raste kur ata mbijetuan edhe disa ditë, madje edhe muaj, pas tërmetit – katër raste prej të cilave ua sjellim më poshtë:

Naqsha Bibi: E shpëtuar pas 63 ditësh (2005)

Rreth 63 ditë pas një tërmeti që goditi Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani më 8 tetor të vitit 2005, duke vrarë më shumë se 70,000 njerëz, Naqsha Bibi u gjet e gjallë nën disa rrënoja, që besohej se ishin të kuzhinës së saj.

Siç ishte thënë, gruaja 40-vjeçare mbijetoi nga ushqimet e kalbura dhe ujërat e shiut.

Madje, miqtë dhe familja e saj thanë se ishin befasuar kur Bibi arriti të mbijetojë për kaq gjatë.

“Ne as nuk e kërkuam më”, kishte rrëfyer Faiz Din, kushëriri i saj që e gjeti.

Një e mbijetuar nga tërmeti, Naqsha, e shtrirë në repartin e njësisë së kujdesit intensiv (ICU) të një spitali në Muzaffarabad, 12 dhjetor 2005, pas shpëtimit të saj nga rrënojat

Ajo ishte gjetur e gjallë dhe më pas ishte vendosur nën trajtim në spital, ku vuante nga ngurtësia e muskujve dhe ishte aq e dobët sa që mezi mund të fliste.

Gruaja thuhet se peshonte nën 35 kilogramë – rreth gjysma e peshës së një gruaje mesatare e madhësisë së saj.

Por që kur u soll në spital, ajo ishte vënë në dietë të lëngshme dhe po tregonte shenja shërimi.

Gjithashtu, doktorët në një mëngjes të ditëve në vazhdim kishin thënë se ajo u dha një buzëqeshje.

Evans Monsignac: I shpëtuar pas 27 ditësh (2010)

Më 12 janar 2010, një tërmet me një magnitutë 7.0 goditi Port-au-Prince në Haiti, përcjell Telegrafi.

Gati një muaj pas katastrofës, shpresa për gjetjen e të mbijetuarve kishte filluar të shuhej, por u ringjall derisa shpëtimtarët nxorën Evans Monsignac, një baba 27-vjeçar i dy fëmijëve, i cili tha se mbijetoi nën rrënoja duke thithur ujërat e zeza nën tregun ku ishte “varrosur”.

Evans Monsignac që mbijetoi “i varrosur” nën rrënojat e tërmetit, në Port-au-Prince, Haiti

“Unë u dorëzova për vdekje. Por Zoti më dha jetë. Fakti që jam gjallë sot nuk është për mua, është për shkak të Zotit. Është një mrekulli, nuk mund ta shpjegoj”, kishte thënë Monsignac në një shtrat të kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm Tampa, Florida, menjëherë pas shpëtimit të tij.

Një vajzë 4 muajshe: 3 ditë (2011)

Për tre ditë, anëtarët e familjes besuan se ata humbën vajzën e tyre katër muaj pas një tërmeti të fuqishëm me madhësi 9.0 dhe tsunami goditi brigjet verilindore të Japonisë, përcjell Telegrafi.

Në qytetin e Ishinomaki, banorët dëgjuan ato që ata thanë se dukeshin si të qara të një bebe që vinin nga një grumbull mbeturinash.

Një ushtar buzëqesh teksa mban një fëmijë katërmuajsh i cili i mbijetoi tsunamit me familjen e saj në qytetin Ishinomaki në prefekturën Miyagi më 14 mars 2011

Pas shpëtimit, e mbështjellë me një kostum të leshtë, vajza u ribashkua me prindërit e saj – të cilët mbijetuan nga katastrofa.

Ndërkohë, ishte publikuar një fotografi që tregonte një ushtar që buzëqesh teksa mban fëmijën katër muajsh i cili i mbijetoi tsunamit të fundit me familjen e saj në qytetin Ishinomaki në prefekturën Miyagi më 14 mars 2011.

Kunio Shiga: 4 javë më vonë (2011)

Më shumë se katër javë pasi tërmeti dhe cunami shkatërruan Japoninë në 2011, fermeri Kunio Shiga u gjet i gjallë – dhe mirë – i ulur në rrënojat e shtëpisë së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 75-vjeçari po shpenzonte ushqimet e tij të fundit dhe nuk kishte ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.

I gjallë dhe i vetëm: Kunio Shiga pozon për një fotografi në shtëpinë e tij brenda zonës së shkretë 20 kilometra larg evokimit rreth uzinës bërthamore të Fukushima

Shoqëria e tij e vetme ishte një radio me bateri që Shiga e dëgjonte me shpresën se shpëtimtarët do ta gjenin.

Por askush nuk erdhi më.

Ekspertët: Sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese - mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite
Lexo po ashtu Ekspertët: Sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese - mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite

“Tsunami erdhi drejt derës sime. Nuk e di se çfarë ndodhi me gruan time. Ajo ishte këtu, por tani ajo është zhdukur”, kishte thënë ai për Daily Mail në një intervistë.

Shiga tha se fqinjët e tij u larguan nga qyteti i tij i lindjes pas urdhrave të evakuimit nga autoritetet por se ai nuk ishte në gjendje të largohej për shkak të problemeve në ecje.

Fermeri 75-vjeçar i kaloi ditët duke u ulur në shtëpinë e errët dhe duke dëgjuar një radio me bateri

Pasi ishte gjetur, policia u njoftua për situatën e z. Shiga dhe ai u dërgua në një strehimore.

Por para se të largohej, ai nuk dukej i gatshëm të linte shtëpinë e tij, duke shtuar: “Unë jam i moshuar. Nuk e di nëse mund të largohem nga këtu. Kush do të kujdesej për mua?”.

Gjatë asaj katastrofe thuhet se autoritetet japoneze kishin konfirmuar për mijëra të vdekur ose të humbur pasi tërmeti me magnitudë 9.0 shkaktoi një cunami masiv që përfshiu brigjet veri-lindore të Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori