LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese – mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite

Ekspertët: Sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese – mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite

Paslëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite thonë ekspertët.

Korrikun e këtij viti, një tërmet i njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6,4 goditi jugun e Kalifornisë.


Epiqendra ishte pranë Ridgecrest, rreth 160 km larg Los Angelesit.

Goditjet nuk përfunduan me kaq: më e forta mbërriti një ditë më vonë, dhe ishte e magnitudës 7.1. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4.

Nga tërmeti i parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridgecrest e la me mijëra banorë pa energji elektrike.

Shkundjet e tij u ndjenë pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.

Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin.

Pavarësisht forcës së tyre, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, në 4 korrik, dhe pesë në të dytën.

Por paniku ndërkohë ishte i madh, e ai ushqehej nga paslëkundjet e vazhdueshme.

Sizmologu Egill Hauksson parashikoi që kjo situatë mund të zgjaste dhe me muaj të tërë, në mos vite.

Një gjë e tillë ka ndodhur me tërmetin e magnitudës 7.7 në vitin 1952 në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e të cilit zgjatën 40 vjet.

Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende.

Zakonisht, sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese.

Megjithatë, në rastin e lëkundjes së fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më të fortë, pavarësisht frikës së ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha, zgjasin në kohë. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori