LAJMI I FUNDIT:

Vuante nga një sulm paniku, pasagjeri tenton të hapë derën – deshi të dilte nga aeroplani në mes të qiellit

Vuante nga një sulm paniku, pasagjeri tenton të hapë derën – deshi të dilte nga aeroplani në mes të qiellit

Një burrë që vuante nga një sulm paniku u përpoq të hapte derën e aeroplanit të kompanisë “British Airways” që fluturonte drejt Arabisë Saudite, por u ndalua nga pasagjerët e tjerë, përfshirë vëllain e boksierit Dillian Whyte.

Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje rreth një orë para se BA 263 nga “Heathrow” të aterronte në kryeqytetin saudit.


Pa paralajmërim një njeri i shqetësuar filloi të përpiqej të tërheqë levën në derën në pjesën e pasme të aeroplanit, ndërsa bërtiste “unë dua të dal” në gjuhën angleze.

Një pasagjer tjetër, Ian McNally, shpejt vuri re atë që po ndodhte dhe u përpoq të ndërhynte.

Menjëherë ka ndërhyrë edhe Dean Whyte së bashku me pasagjerët e tjerë për të kapur udhëtarin e trembur.

Whyte ishte në gjendje ta kapte burrin dhe të tërhiqte nga dera, ndërsa i thoshte vazhdimisht: “Qetësohu, vëlla!”

Në atë moment, stjuardesat, një prej tyre që mbante prangat, erdhën për të ndihmuar.

Më në fund pas disa minutash të hidhërimit duke bërtitur, pasagjeri u qetësua dhe u kthye në ulësen e tij.

Një punonjës i “British Airways” konfirmoi për “Guardian” se incidenti ishte raportuar tek autoritetet.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë”, tha ai.

Linja ajrore tha se ishte e pamundur që dera e avionit të hapet gjatë fluturimit.

“Ekuipazhi ynë i kabinës kujdesej për një klient që vuante nga një sulm paniku gjatë fluturimit. Na vjen keq për çdo shqetësim që i shkaktoi klientët tanë”, tha një zëdhënës i kompanisë ajrore britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori