LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet përkrah aktorit Rafferty Law pas largimit nga British Fashion Awards

Rita Ora shfaqet përkrah aktorit Rafferty Law pas largimit nga British Fashion Awards

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mbrëmë e pranishme në ngjarjen më të madhe të modës, “British Fashion Awards 2019”.

Biondja 29-vjeçare rrëmbeu vëmendje të madhe me fustanin bardh e zi, derisa pamjes magjepësese ia bëri një grim mjaft të veçantë.

Rita tashmë është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat ishin me personazhe të ndryshme të artit, por që të gjitha të shkurtëra.


Rita Ora spekulohet për një lidhje të re me Rafferty Law (Foto: Splash News)

Nga dashuria e saj e parë- DJ Calvin Harris e deri tek takimi me aktorin Andrew Garfield dhe Rob Kardashian.

Rita Ora mori vëmendje me paraqitjen atraktive në British Fashion Awards 2019
Lexo po ashtu Rita Ora mori vëmendje me paraqitjen atraktive në British Fashion Awards 2019

Ndërkohë, mbrëmë ylli shqiptar u fotografua dorë për dore me bashkëpuntorin e saj në filmin “Twist”, aktorin Rafferty Law.

Këngëtarja Ora u shfaq e veshur me të bardha ndërsa aktori që s’ia lëshoi dorën në asnjë moment ishte veshur me të zeza.

Rita Ora spekulohet për një lidhje të re me Rafferty Law (Foto: Splash News)

Ata u larguan së bashku nga eventi dhe megjithëse nuk kemi asnjë deklaratë nga dyshja, u kuptua se ai është i dashuri i ri i këngëtares, kjo edhe për shkak të afirmitetit që treguan gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Rita Ora spekulohet për një lidhje të re me Rafferty Law (Foto: Splash News)