Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.K, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në njoftimin e bërë për media nga Gjykata Themelore në Pejë, thuhet se për të pandehurin H.K është shpallur aktgjykim dënues për shkak të kryerjes së veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Të pandehurin H.K, gjykata e shpalli fajtor për shkak se në periudhën kohore nga fillimi muajit qershor 2016, në mënyrë të vazhdueshme gjer me datë 18.10.2016, në Pejë, duke qenë në pozitën e Zyrtarit për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Pejës, tejkalon autorizimet e tij ligjore me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, në atë mënyrë që përmes programit “Free Key Logger” program ky i cili shërben për vjedhje të fjalëkalimeve, merr fjalëkalimin e shfrytëzuesit të kompjuterit të G.T – Zyrtar për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Pejës, e duke shfrytëzuar këtë kompjuter, por edhe kompjuterin e tij personal përmes programit “Pro tax”, hynë në sistemin kompjuterik të M.L – Zyrtare për Tatim në Pronë në Komunën e Pejës, ashtu që gjatë periudhës së lartcekur ka arritur t’i shlyej obligimet tatimore të J.K, E.A, A.K, N.B, V. M dhe R.K, duke i sjellë vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm, ndërsa në fillim të muajit qershor 2016, nga dëshmitari B.G, merr shumën e të hollave prej 170 €, për të shlyer obligimin tatimor të tij për gjashtë mujorin e parë të vitit 2016, por të njëjtit tatimin në fjalë nuk ja shlyen, ndërsa të hollat i kishte përvetësuar për vete në mënyrë të kundërligjshme. Me këto veprime i pandehuri H.K ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se ndaj të pandehurit H.K. gjykata shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.
“Gjykata të pandehurin e njoftoi me mundësinë që dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë euro. I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë euro si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil”, vijon njoftimi.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë