LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Shqipërisë ndan 16 mijë euro për familjet e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën në Durrës

Qeveria e Shqipërisë ndan 16 mijë euro për familjet e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën në Durrës

Qeveria e Shqipërisë do të akordojë nga 1 milion lekë të reja (16 mijë euro) për familjet e dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Gjilanit, që humbën jetën në Durrës nga pasojat e tërmetit.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ku do të miratohen një sërë aktesh për t’iu ardhur në ndihmë familjeve që humbën të dashurit e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe ato që mbetën pa shtëpi.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.


Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isa Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës./BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori