LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mandatin në krye të Komisionit Evropian, diplomatët përshëndeten me Jean-Claude Junckerin: Do të na mungojnë puthjet e tij

Përfundon mandatin në krye të Komisionit Evropian, diplomatët përshëndeten me Jean-Claude Junckerin: Do të na mungojnë puthjet e tij

Në ditën e fundit të punës, komesari i Britanisë së Madhe pranë Bashkimit Evropian, Julian King, ka deklaruar se do t’i mungojnë puthjet e shefit të tij Jean-Claude Juncker.

“Do të më mungojnë puthjet e ngrohta të shefit tim”, tha King i rrethuar nga kutitë e kartonit dhe jastëkët që e prisnin t’i paketojë, transmeton Telegrafi.


Duke marrë parasysh faktin që Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit të ardhshëm, Londra ka refuzuar të emërojë përfaqësuesin e saj në përbërjen e re të Komisionit Evropian, që gjatë kësaj jave do të jetë e funksionalizuar plotësisht nën udhëheqjen e gjermanes Ursula von Der Leyen.

“Kur anëtarët e rinj të komisionit të mblidhen gjatë javës së ardhme, do të jenë pa komisionerin britanik dhe atë për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë”, tha King, duke shtuar se ai ka qenë i fundit nga 15 komisionerët që kur Britania i ishte bashkuar asokohe Komunitetit Ekonomik Evropian në vitin 1973.

Juncker është i njohur puthjet që ua dhuron në faqe kolegëve dhe liderëve botëror, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump. Ndryshe Juncker një politikan nga Luksemburgu dhe njëherit president për një kohë të gjatë i Komisionit Evropian, ishte i njohur për sjelljet e tij unike dhe me një shpirt të lirë dhe që i pëlqente t’i puthte kolegët e tij.

Tashmë shumë kolegë dhe liderë botëror i kanë dërguar letër duke i uruar fat dhe shëndet në jetë, pasi ishte një nga politikanët që qëndroi më së gjati në krye të Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori