LAJMI I FUNDIT:

Përurohet objekti i ri i Policisë në Gjakovë

Përurohet objekti i ri i Policisë në Gjakovë

Në Gjakovë sot është përuruar objekti i ri, modern dhe funksional i Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media në këtë objekt do të kryejnë punën, aktivitetet dhe detyrat e tyre zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale (DRP) Gjakovë dhe Drejtorisë Rajonale Perëndimi të Policisë Kufitare.

Në njoftim thuhet se në ceremoninë e përurimit, të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj bashkë me manaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, po ashtu kryetari i Komunës së Gjakovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, përfaqësues të Gjykatës Themelore Gjakovë, përfaqësues të FSK-së, të KFOR-it, të klerit, të OSBE –së, të Avokatit të Popullit, dega Gjakovë, përfaqësues nga jeta shoqërore, publike dhe media.



“Drejtoria Rajonale Policore e Gjakovës, është rajoni më i ri i ndarjes rajonale në kuadër të Policisë së Kosovës, derisa niveli më i ultë organizativ në këtë rajon -Stacionet Policore, kishin një infrastrukturë optimale për të zhvilluar punën policore, niveli i mesëm ka pasur mungesë të hapësirës për zhvillim të punës dhe aktiviteteve policore. Ndërtimi i këtij objekti do të jetë ndihmesë e madhe për të gjithë zyrtarët e punësuar aty, që tashmë pos hapësirës do te kenë edhe komoditetin për të zhvilluar dhe përmbushur obligimet dhe detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori