LAJMI I FUNDIT:

UP ofron ndihmë pas situatës së krijuar në Shqipëri

UP ofron ndihmë pas situatës së krijuar në Shqipëri

Sipas njoftimit për media aktiviteti i angazhimit të mësimdhënësve nga UP-ja në këtë fazë ka qenë në koordinim me menaxhmentin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

“Koordinimi është realizuar nga zëvendës dekani i Fakultetit në Tiranë, prof. dr. Agim Serenaj dhe përfaqësuesja e Bashkësisë së Durrësit, Davida Ndoj. Gjatë këtij aktiviteti janë vizituar 30 objekte të banimit në Lagjen nr. 18 – Keneta, ku për objektet e vizituara janë përgatitë raportet e vlerësimit, që pastaj ato raporte janë përcjellë në Qendrën e Emergjencave Civile në Durrës. Mësimdhënësit u dakorduan që hapat në vijim do të realizohen konform kërkesave dhe nevojave të parashtruara”, thuhet në njoftim.


Ndër të tjera në njoftim thuhet se mësimdhënësit e Fakultetit të Ndërtimtarisë shprehën gatishmërinë që të jenë në dispozicion, duke involvuar edhe mësimdhënës të tjerë që me komisione të përbashkëta me mësimdhënës nga Universiteti Politeknik i Tiranës të angazhohen për vlerësime profesionale të objekteve ndërtimore të dëmtuara.

“Në anën tjetër, ndihmë ofroi edhe Departamenti i Psikologjisë, profesorët e së cilit kanë realizuar një trajnim intenziv një ditor, me qëllim të përgatitjes së psikologëve për ofrim të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit për të gjithë personat e zhvendosur nga Shqipëria në ish-kampin e KFOR-it. Profesorët dhe studentët tanë do të luajnë një rol aktiv në procesin e ofrimit vullnetar të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit. Ata do të ofrojnë mbikëqyrje dhe trajnim të vazhdueshëm profesional për ekipet mobile të studentëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor të Prizrenit, që do të ofrojnë shërbime në terren”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori