Një premtim i ri për kufirit Llojan-Miratoc u dha sot, por sërish pa saktësuar datën se kur do të hapet kjo pikë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Delegacioni nga Beogradi zhvilloi takim në Sekretariatin për Çështje Evropiane në Shkup, për të diskutuar detajet e orarit dhe kategorinë e njerëzve që do të mund ta shfrytëzojnë këtë pikë kalimi. Kufiri Llojan-Miratoc, gjatë verës do të funksionojë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21, kurse gjatë dimrit nga 7 e mëngjesit deri në ora 19. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se i hapur mbetet propozimi nëse këtë pikë kufitare do ta shfrytëzojnë vetëm banorët lokal në një perimetër prej 30 kilometrash nga të dyja shtetet, apo të gjithë si një pikë kalimi me përmasa ndërkombëtare.
“Do të përdorim atëherë kur të jemi gati. Prandaj unë insistova që mos të shkojmë vetëm me zgjidhjen e përhershme. Kërkova edhe nga Ambasada Norvegjeze nëse munden që edhe fondet t’i ndajnë në dy faza, për kabina të përkohshme për policinë dhe njerëzit që do të rrinë aty, që mos të humbasim kohë deri sa të ndërtohet objekti. Për shkak se ajo që po mësojmë nga eksperiencat me pikat kufitare se ndërtimet në dy anët u kufirit janë shumë komplekse dhe kërkojnë legjislacion të veçantë”, tha Bujar Osmani, zv. kryeministër i RMV-së.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Brendshme të Serbisë Millosllav Miliçkoviq tha se ky kufi do të hapet në kuadër të Mini-Shengenit të Ballkanit që të mundësojë qarkullim më të lirshëm të njerëzve dhe mallrave.
“Me qëllim të përparimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, unë dhe Zëvendëskryeministri Osmani mbajtëm mbledhje në temën vendosja e kufirit të ri Miratoc-Llojan, midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të Mini-Shengenit dhe transportin e mallrave dhe njerëzve, kemi për qëllim edhe lehtësimin e qarkullimit të banorëve lokal”, theksoi Millosllav Miliçkoviq, Sekretar Shtetëror i MPB së Serbisë.
Në muajin gusht Qeveria e Shkupit i dërgoi protokollin për hapjen e këtij kufiri Qeverisë së Beogradit. Nga ky takim u vendos që marrëveshja dypalëshe të nënshkruhet kah mesi i muajit dhjetor dhe ratifikimi në të dyja Kuvendet të bëhet para Vitit të Ri. Sipas Osmanit dhe Miliçkoviqit menjëherë pas kësaj do të fillojnë punët përgatitore në terren. Autoritetet në Shkup propozojnë që kufiri të hapet sa më parë duke funksionuar në baraka të improvizuara, deri sa të përfundoj objekti që do të jetë në menaxhim të përbashkët, për të cilin Ambasada Norvegjeze ka ndarë donacion prej 2.4 milion eurove./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe