LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane dhe Gjirafa.com nisin kontigjentin e parë të ndihmave drejt Shqipërisë

Oda Amerikane dhe Gjirafa.com nisin kontigjentin e parë të ndihmave drejt Shqipërisë

Katër maune me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementarë janë nisur nga Oda Ekonomike Amerikane dhe kompania Gjirafa.com drejt Shqipërisë, si shenjë solidarizimi me banorët e Shqipërisë të prekur nga tërmeti i fundit tragjik.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, vlera e të gjitha mallrave të dhuruara deri më tani arrin vlerën e rreth 40,000 eurosh. Ndërsa falë kontributit të bizneseve, qytetarëve, Odës Amerikane, si dhe stafit të Gjirafa.com janë mbledhur edhe të holla në vlerë prej 12,150 euro.

“Kontribut monetar kanë dhënë kompanitë KEP Trust, KIVO, Delfin LTD, Asseco, Klinika Amerikane, AS Travel, Melita & Partners, Indeson WBC, si dhe qytetarët Burim Cena, Xhevat Dedinca dhe Fiknete Balaj. Kontributit në të holla i janë bashkuar edhe vetë Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe stafi i kompanisë Gjirafa.com dhe klientët e tyre.


Kompanitë që kanë kontribuar me produkte ushqimore dhe pije, veshmbathje, enë si dhe artikuj higjienikë përfshijnë: Delfini LTD, rrjeti i supermarketeve Interex, Buçaj, Al Trade Center, Pestova, Albatros, Auto Servis Fatosi, Frutti, Furra e bukës Sheki, Keranova dhe Luga”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane si dhe Gjirafa.com njoftojnë se do të vazhdojnë të mbledhin ndihma për banorët dhe zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri edhe në ditët në vijim.

Ndryshe, numri i viktimave deri tani ka shkuar në 49, ndërsa mbi 700 persona tjerë janë të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori