LAJMI I FUNDIT:

Rama: Sot, njeriu më i pasur i Shqipërisë është një plak nga Medvegja, do shkoj ta takoj

Rama: Sot, njeriu më i pasur i Shqipërisë është një plak nga Medvegja, do shkoj ta takoj

Kryeministri Edi Rama thotë se do t’i nxjerrë nga dheu paratë për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën.

Duke folur për “Top Channel”, Rama tha se njeriu më i pasur ishte një plak nga Medvegja, që dhuroi 10 mijë lekë të vjetra.


Gazetarja Eni Vasili bëri të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 10 milionë euro.

“Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Është një burrë që nuk e di sa vjeç është. 80 apo 90 vjeç. I cili ishte nga Medvegja. E pashë dhe më ka lënë pa frymë. Dhe jam shumë i lumtur nga larg. Do shkoj ta takoj në Medvegjë. Ai kishte kursyer 10 mijë lekë.

Iu them biznesmenëve që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më serioze para se të shkojnë tek Shën Pjetri. Shumë njerëz që japin 10 mijë lekë të vjetra.

Paratë do t’i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti apo një kontinenti tjetër. Nesër do të varrosen shumë njerëz fatkeq. Patriotët janë ata që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve. Pasaniku më i madh është ai. E ka vendin në parajsë”, tha Rama.

Ndryshe, i moshuari nga Medvegja, në një intervistë dhënë KTV-së, tregon mes lotësh se ka vetëm 10 euro dhe se ato do i dhurojë për Shqipërinë.

Siç shihet në këtë video, ai shprehet se do me shpirt të ndihmojë Shqipërinë për këtë tragjedi të ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori