LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Evi Reçi rrëfen dhimbjen: Humbi xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë nga tragjedia në Durrës

Këngëtarja Evi Reçi rrëfen dhimbjen: Humbi xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë nga tragjedia në Durrës

Katastrofa natyrore e ndodhur pak ditë më parë ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të plagosur e mijëra dëme materiale.

Fatkeqësia më e madhe është humbja e njerëzve, numri aktual i të cilëve ka shkuar në 46 sipas raportimeve të fundit.

Një ngjarje veçanërisht e tmerrshme duket të ketë qenë kjo për familjen Reçi, e cila ka pasur humbje të mëdha anëtarësh.


Këngëtarja e njohur shqiptare, njëherësh edhe prezantuesja televizive Evi Reçi, është ajo e cila për fatin e saj të keq nga tërmetet në Durrës ka humbur xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë.

Këngëtarja Evi Reçi (Foto: Evi Reçi/Instagram)

Ajo në një postim të ndier të bërë në orët e vona të së enjtes ka rrëfyer për tragjedinë e trishtë, nga e cila ka mbetur zemërthyer dhe e pikëlluar.

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte” (sic.), ka shkruar Evi Reçi në Facebook.

Foto: Evi Reçi/Facebook

Evi Reçi njihet si interpretuese e disa këngëve shumë të suksesshme shqiptare ndër vite, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

E njëjta tash e sa kohë ushtron edhe pozitën e prezantueses në emisionin “Vizioni i Pasditës” në Vizion Plus, por që prej ngjarjes nuk është shfaqur për shkak të tragjedisë së përjetuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Kalo në kategori