LAJMI I FUNDIT:

Njësitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në gatishmëri në Shqipëri

Njësitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në gatishmëri në Shqipëri

Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, ku me kërkesë të Policisë së Shqipërisë numri i tyre sot është reduktuar.

PK ka asistuar Policinë e Shqipërisë dhe forcat e tjera në kërkim-shpëtim në pesë lokacionet në Durrës dhe ato në Thumanë, ku ndër të tjera kanë asistuar edhe në nxjerrjen e personave të gjallë nga gërmadhat.

Kapiten Besart Ahmeti tregon për KosovaPress, se që në ditën e parë pas goditjes nga tërmeti, Policia e Kosovës ka qenë e pranishme më këto zona në Shqipëri me më shumë se 100 pjesëtarë brenda një ndërrimi. Po sot, thotë se numri i tyre është rreth 60, meqë kaq u është kërkuar nga Policia e Shqipërisë.


“Kemi lëvizura me personel prej ditës ne ditë, kryesisht kemi qenë përmbi 100 në secilin ndërrim, por sot e kemi reduktuar pak numrin në 60, kjo ka qenë me kërkesën e Policisë së Shqipërisë”, tregon ai.

Ai thotë se kanë asistuar që nga dita e parë, varësisht prej kërkesave të Policisë së Shqipërisë, por që misioni i tyre ka qenë të jenë në gjendje gatishmërie.

“Detyra jonë ka qenë asistimi i Policisë së Shqipërisë dhe forcave tjera, që kanë qenë në kërkim-shpëtim. Ne kemi asistuar ku ka qenë e nevojshme, varësisht prej kërkesave që Policia e shtetit të Shqipërisë i ka parashtruar për asistencë”, thotë ai.

Që në ditën e parë të tragjedisë, Policia e Kosovës ka asistuar në pikat të ndryshme, edhe në ndihmën që u është ofruar njerëzve për të dalë të gjallë nga rrënojat.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Kalo në kategori