LAJMI I FUNDIT:

Varrosen dy vëllezërit nga Gjilani që humbën jetën në Durrës, kërkohen ndihma për familjen e tyre

Varrosen dy vëllezërit nga Gjilani që humbën jetën në Durrës, kërkohen ndihma për familjen e tyre

Dy vëllezërve nga Gjilani, Isa dhe Shemsi Abazi që humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës iu është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.

Hapësira e varrezave në këtë fshat ishte e vogël për gjithë njerëzit që kishin ardhur për t’u përshëndetur për herë të fundit me vëllezërit Abazi, teksa dhe magjistralja Prishtinë-Gjilan, u bllokua nga numri i madh i njerëzve që kishin ardhur.

Në mesin e familjarëve të shumtë, miqve dhe shumë qytetarëve ishte dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues të tjerë politikë në vend.


Përveç pikëllimit dhe lotëve në këtë ceremoni mortore, u theksua nevoja e ndihmës për familjen Abazi.

Shoku i dy vëllezërve, Kujtim Muji me lot në sy shprehu dhimbjen që ndjen për humbjen e Shemsiut dhe Isës.

“Shumë po çka me bo, prej Allahut e kemi nuk kemi ku të shkojmë…sipas mundësive është dhimbje e madhe, nuk po di me përshkru edhe për ata që janë, edhe për ata që kanë shku”, tha ai.

E fqinji i afërt i familjes Abazi, Sadri Behluli, tregoi arsyen pse kanë shkuar në Durrës në ditën e tragjedisë dhe vuri në pah nevojën që kjo familja ka për ndihmën financiare.

“Ata kanë shkuar për mbijetesë të familjes sepse i kanë pas kushtet shumë të rënda. Por tash fati e ka dashtë, që aty me ndodhë. Ka familja nevojë për ndihma, kush ka mundësi mirë është. Ka pas mobilizim, kanë dhënë ndihma, por kush ndihmon më shumë Zoti i jept sevap”, tha ai.

Lideri i VV-së, Albin Kurti duke folur për dy vëllezërit Abazi, tha se si shoqëri dhe institucione ka nevojë për ta ndihmuar këtë familje.

“Jemi mbledhur këtu sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Shemsedinit dhe Isa-ut. Këtyre dy punëtorëve të mëdhenj, këtyre dy njerëzve të ndershëm, këtyre dy qytetarëve të Gjilanit e banorëve të Livoçit të Epërm. Të cilët udhëtuan larg për t’i dhënë familjes ekzistencën e tyre. Ishin plotë gjallëri, por ja që një ditë nuk na u kthyen të gjallë”, tha Kurti.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha kontributin e vëllezërve Abazi komuna që drejton do të kujtojë gjithmonë.

“Ata mes Durrësit dhe Gjilanit kanë jetu, kanë vepru e kanë mbajtë familjen e tyre. Dy qytetarë të ndershëm, dy të rinjtë u ndan nga kjo jetë për t’i dhënë Gjilanit këtë dhimbje në festën e flamurit”, tha ai.

E pamja për dy vëllezërit Abazi do të zgjasë pesë ditë, ndërsa tashmë është hapur një xhirollogari për t’i dalë në ndihmë kësaj familje që tragjikisht humbën dy djemtë në tërmetin tragjikë të 26 nëntorit në Shqipëri. Dy vëllezërit Abazi lanë pas vete bashkëshortet me fëmijë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori